E Diel, 1 Nëntor 2026

Sir Elton John: Jam me fat që jam gjallë, performava në agoni në koncerte

eltonAngli- Sir Elton John ka thënë se ai është “me fat që të jetë gjallë”, pasi u diagnostikua me apendiksit. Këngëtari i ka thënë ‘The Sun’-it se kishte performuar 10 koncerte në “agoni” në turneun e tij evropian para se ai të shkonte tek mjekët.

“Unë kam qenë një bombë e kurdisur. Unë mendoj se unë mund të kisha vdekur në çdo kohë”,- tha ai.

Sipas uebsajtit të tij, ai është nën një trajtim me antibiotikë “intensive” dhe pritet t’i nënshtrohet një operacioni në javët e ardhshme.

Sir Elton i është dashur të shtyjë një seri të koncerteve verore duke përfshirë Italinë, Gjermaninë dhe Hyde Park të Londrës këtë javë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›