E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kë do të takojë Edi Rama në Departamentin e Shtetit?

Share

Nga Eduard Zaloshnja

Kemi njoftuar në një lajm të mëparshëm të firmosur nga Re.Pu. (http://www.respublica.al/artikuj/2012/3/10/rama-behet-gati-te-niset-per-ne-shba-do-marre-me-vete-dhe-andis-harasanin)  se Edi Rama do të zhvillojë një vizitë disa ditore në SHBA. Sa herë bëhen vizita të tilla nga politikanët tanë, pyetja kryesore është nëse vizita është zyrtare apo jo. Dhe si test për këtë shërben fakti nëse politikani në fjalë pritet nga një zyrtar i lartë në Departamentin e Shtetit, i cili është departamenti që përfaqëson zyrtarisht SHBA në marrëdhëniet ndërkombëtare.  Për të informuar lexuesit tanë rreth natyrës së kësaj vizite të Ramës, kontaktuam me burime tonat në Departamentin e Shtetit, të cialt na konfirmuan se Rama, të martën në orën 10 (me orën lokale) do të takohet në Departamentin e Shtetit me Philip Reeker (lexohet Filip Rijker), Zëvendës-Ndihmës-Sekretari i Shtetit, Byroja e Çështjeve Euroaziatike. Ky është posti që mbante deri gushtin e kaluar Thomas M. Countryman, emri dhe  fytyra e të cilit u bënë shumë familjare për publikun shqiptar (madje edhe për atë ballkanik, në të vërtetë).

*respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2012/3/15/ke-do-te-takoje-edi-rama-ne-departamentin-e-shtetit

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›