E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Jo vetëm Gjykatë në letër

Rama e Ruçi, dje gjatë tryezës

PS organizon tryezë me komunitetin e biznesit për ligjin e Gjykatës Administrative.

Bregasi: Një Gjykatë për tregun, jo thjesht kusht për BE.

Partia Socialiste ka organizuar dje trye-zën e dytë me përfaqësues të biznesit dhe ekspertëve të Drejtësisë, për projektligjin e Gjykatës Administrative. Në këtë takim, përfaqësuesit e biznesit shqiptar i kanë paraqitur relatorit të PS-së, Armando Subashit, propozimet lidhur me ndryshimet që duhet të merren në draftin përfundimtar të projektligjit të Gjykatës Administrative. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka vlerësuar dje sugjerimet e bëra nga komuniteti i biznesit dhe nga juristët për ligjin e Gjykatës Administrative. Jam i bindur se përmes këtij procesi ka shumë potencial që ligji të jetë cilësor dhe, duke iu referuar një parafolësi, sidomos komuniteti i biznesit në përpjekjen për të marrë një kostum të ri nëpërmjet kësaj Gjykate, të mos lërë dhe kostumin e vjetër kur të shkojë te kjo Gjykatë, theksoi Rama. Kreu i selisë rozë theksoi se kontributi i biznesit vendës dhe ekspertëve ndërkombëtare duhet të jetë i vazhdueshëm për të shmangur çdo mangësi që mund të krijohet në të ardhmen. Për shefin e opozitës, krijimi i Gjykatës Administrative nuk duhet të jetë një projekt i mirë në letër, por një hallkë e rëndësishme e Gjyqësorit. Është shumë e lehtë ose relativisht e lehtë të ndërtojmë një gjykatë të re, por nuk është e lehtë të themi se duke e ndërtuar atë në letër, nuk kemi ndërtuar një tjetër degë të industrisë së korrupsionit në Drejtësi. Do të dëshiroja shumë që ky ligj të ishte realisht produkt jo thjesht i forcave politike përmes përfaqësuesve të tyre në Komisionin e Ligjeve apo në Parlament, por i të gjithë palëve të interesuara, që përfaqësojnë me qindra-mijëra të tjerë që do të duhen të trokasin në dyert e kësaj Gjykate, deklaroi kryesocialisti Rama.
Propozimet e biznesit
Presidenti i BiznesAlbania, Luan Bregasi, kërkoi nga relatorët që të merret parasysh kërkesa e biznesit vendës, që ka të bëjë me shtimin e numrit të gjykatave administrative dhe strukturave të tyre. Sipas Bregasit, ky draft duhet tu japë zgjidhje dy çështjeve kryesore, që kanë të bëjnë me shpejtësinë e gjykimit dhe cilësinë e vendimeve administrative. Ky ligj që ne diskutojmë, duhet të zgjidhë dy çështje që kanë të bëjnë me shpejtësinë e gjykimit të problemeve të biznesit dhe me cilësinë e gjykimit administrativ të çështjeve të biznesit, i cili vuan prej shumë vitesh. Specialistët tanë mendojnë se në këtë strukturë Gjykata Administrative duhet të realizojë shpejtësinë e gjykimit që ne kemi nevojë. BiznesAlbania gjykon se projekti ka nevojë të rishikojë nenin që ka të bëjë me numrin e gjykatave të Shkallës së Parë dhe të gjykatave të Apelit. Ne nuk jemi dakord me atë që parashikon ligji në diskutim, theksoi Bregasi. Komuniteti i biznesit ka vlerësuar dhe propozimin për të shtuar një hallkë më të lartë të ankimimit për vendimet e Gjykatës Administrative, duke krijuar një Kolegj Administrativ pranë Gjykatës së Lartë. Në qoftë se këto gjykata me këto ngarkesa që ka sot dhe këtë nivel korrupsioni që ka, këto çështje të biznesit do të mbeten përsëri në mes të rrugës. Mendojmë që kjo strukturë e Gjykatës Administrative të mos përbëhet vetëm nga gjyqtarë të një fushë të caktuar, por mendojmë që raportet e emërimeve të gjyqtarëve të anojnë më shumë nga ekspertë që vijnë nga tregu civil i ekspertëve, theksoi presidenti i BiznesAlbania. Për komunitetin e biznesit, krijimi i gjykatave administrative nuk duhet të bëhet nga politika vetëm për të përmbushur një detyrë të Bashkimit Europian, por për një zgjidhje konkrete të problemeve të biznesit. Duhet gjetur një zgjidhje midis asaj që kjo Gjykatë tu mundësojë zgjidhje problemeve që ka sot biznesi, ne nuk duam që ju të plotësoni një kusht që ju ka vënë Bashkimi Europian, por ne duam që ky ligj ti shërbejë tregut, sipërmarrjes, duke i dhënë shpejtësi dhe cilësi gjykimit, që janë problematikat me të cilat përballet sot biznesi privat, deklaroi presidenti i BiznesAlbania, Luan Bregasi.

Emërimet
Emërimet e gjyqtarëve për në institucionin e Gjykatës Administrative, sipas juristit Vangjel Kosta, duhet të bëhen larg influencës politike. Sipas tij, çdo emërim duhet të behët në bazë të meritës dhe eksperiencës profesionale të individit. Duhet të ndahemi përfundimisht nga gjykatat e shokëve të klasës, deklaroi Kosta. Kjo deklaratë është shoqëruar dhe me një batutë nga nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj. Jam plotësisht dakord me ju zoti Kosta, që të marrë fund emërimi në gjykata i shokëve të klasës. Jo se ne të dy kemi qenë shokë klase, theksoi Xhafaj.

Buxheti
Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Sokol Sadushi, propozoi dje që qeveria të hartojë një zë të veçantë në buxhetin e shtetit për Gjykatën Administrative. Sipas tij, caktimi i një buxheti të veçantë nga hallkat e tjera të Gjyqësorit do të rriste performancën e Gjykatës Administrative. Propozoj që pas krijimit të institucionit të Gjykatës Administrative, qeveria të krijojë në buxhetin e shtetit një zë të veçantë, që do të bënte të mundur financimin e strukturave të Gjykatës Administrative dhe kjo të jetë në mënyrë autonome nga buxheti i gjykatave të tjera të vendit, theksoi Sokol Sadushi.

Propozimet e BiznesAlbania
1. BiznesAlbania përshëndet dy krahët e politikës shqiptare, që më në fund kanë mundur të gjejnë gjuhën e përbashkët për të miratuar në parim, një nga ligjet më të rëndësishme për biznesin, shtetin dhe qytetarët e këtij vendi.
2. Miratimi në parim është vetëm hapi i parë në tërë procesin që duhet të shoqërojë debatin për një ligj cilësor dhe sipas standardeve. BiznesAlbania gjykon se nuk ka asnjë arsye të nxitohet me miratimin e një ligji për të cilin ka ende për të thënë dhe jo vetëm nga komuniteti i sipërmarrjes.
3. BiznesAlbania vlerëson procesin e diskutimit që ka përshkuar në tri vitet e fundit këtë projektligj, por shton se fakti që shumica e neneve të tij ka ende komente e kundërshti, do të thotë se ligji nuk është pjekur plotëisht, për të qenë i gatshëm të shkojë në tavolinat e parlamentarëve.
4. Ky opinion i BiznesAlbania nuk është çështje e përfitimeve apo humbjeve politike që u vijnë krahëve politikë dhe që janë bërë të njohura me deklarimet publike të tyre, por është çështje e kërkesës sonë të prerë për një ligj, që të ofrojë dy parime kryesore: a) kosto të ulët të gjykimit nëpërmjet afateve sa më të pranueshme të gjykimit b) cilësi të lartë në gjykimin e çështjeve administrative.
5. BiznesAlbania nuk do të paraqesë këtu opinionet, vërejtjet dhe komentet e saj lidhur me draftin në diskutim, ajo e ka bërë këtë në tryezat e debatit të ekspertëve. Ne gjykojmë se miratimi i këtij ligji është çështje e ditës, se palët politike duhet të dëgjojnë më mirë se deri më sot, edhe aktorët e tjerë të shoqërisë shqiptare, sidomos sipërmarrjen. Kjo është arsyeja që BiznesAlbania do tu dorëzojë kryetarëve të Komisionit të Ligjeve dhe Komisionit të Ekonomisë dosjen e saj të plotë me të gjitha opinionet ligjore që kanë mundur të përgatitin ekspertët tanë dhe do tu kërkojë atyre të jetë pjesë e tavolinës parlamentare në komisionet respektive.
6. BiznesAlbania, në mënyrë të përmbledhur, gjykon se projekti ka nevojë të rishikojë nenin që ka të bëjë me numrin e gjykatave të Shkallës së Parë dhe të gjykatave të Apelit. Ne nuk

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›