Deputeti Gaci letër demokratëve për moratoriumin e skafeve

Këtë kërkesë, deputeti i opozitës e motivon me interesin e qytetarëve dhe zhvillimin turistik dhe ekonomik të vendit. “Moratoriumi e ka vendosur Shqipërinë në një pozicion të turpshëm krahasuar me fqinjët bregdetarë që e shohin turizmin si burim mirëqenieje për qytetarët e tyre.
Zgjatja e tij vetëm sa do të thellonte absurdin e një ligji që nuk përmbush asnjë qëllim përveçse penalizimit të industrisë së turizmit”, thekson letra. Duke shprehur besimin në reflektimin e deputetëve të Partisë Demokratike, deputeti Gaci thekson se një vendim i tillë do të ishte prova se interesat e shqiptarëve janë mbi ato partiake.
“Uroj që kjo çështje të shërbejë si shembulli se nuk nevojitet presioni i ndërkombëtarëve për t’u marrë vesh e për të bashkëpunuar për ato çështje që përbëjnë prioritet kombëtar”, përfundon. /Start/
2012-03-14 17:40