Kë njeh KQZ si kryetar të PD? Ilirjan Celibashi: Nuk kam asnjë tagër për ta thënë

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dalë pak më parë para mediave për rezultatet e kryqëzimit të të dhënave daktiloskopike të përftuara nga identifikimi elektronik biometrik i zgjedhësve.
Pyetur nga gazetarët se kë njeh KQZ si kryetar të Partisë Demokratike, Celibashi u shpreh se nuk mund ta thoshte dot pasi nuk ka asnjë tagër.
“Nuk mund ta themi sa kohë nuk kemi nevojë për të konfrontuar dokumentacionin. Informacioni mund të merret në Gjykatën e Tiranës, që është i vetmi institucion që tregon se kush është organi drejtues i një partie politike. Mund ta themi kush ka qenë në zgjedhjet e 6 marsit, po jo sot. Nuk kemi asnjë tagër”, tha ai.
/rtsh.al/