Cmim per filmin shqiptar Shkallet

Filmi shqiptar “Shkallet” ka marre cmimin Grand Prix per gjinine e filmit me metrazh te shkurter ne Festivalin e Kinematografise se vendeve mesdhetare te zhvilluar ne Montpellier.
“Shkallet” eshte me regji te Ilir Harxhit dhe skenar te Artan Minarollit. “Konkuroi per here te pare ne France dhe jam i gezuar qe mora nje cmim ne shtepine e kinemase. Rendesia e ketij cmimi u duk ne 24 ore pasi mora ftesa per ne dy festivale te tjera”, deklaron regjisori Ilir Harxhi.
Filmi “Shkallet”, qe u shfaq premiere ne Tirane 3 muaj me pare, rrefen historine e nje biznesmeni, qe ndertonte me idene per te perfituar dhe pa ofruar sherbimin e duhur. Nje pale shkalle te ngushta me shume se norma e lejuar, behen shkak qe perfitimi t’i kthehet kundra.
Ky film ishte ne konkurs se bashku me 20 filma te tjere me metrazh te shkurter. Cmimet Gran Prix ishin 3. Pervec Shqiperise, ato shkuan edhe per perfaqesuesit e Sllovenise dhe Algjerise.