E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keanu Rives: “Jam ende aktori më seksi i Hollivudit”



Të gjithë e kujtojnë si protagonistin e sagës “Matrix”. Është pikërisht Keanu Rives, 46-vjeçari seksi që ka pozuar për kopertinën e “Vogue Hommes International”. Aktori në këto fotografi shfaqet më i ri dhe më në formë se kurrë. Në shërbimin fotografik vjen sërish me magjepsjen dhe origjinalitetin prej seks-simboli. Aktori euro-aziatik është thjesht i parezistueshëm me mjekrën dhe një këmishë të bardhë prej mashkulli serioz. Në filmin e fundit të drejtuar nga Rebeka Miler, është Krisi i riu që hyn në jetën e Pipës (Robin Rait Pen), martohet papritur me një person 30 vjet më të madh se vetja. Pipa e njeh pas transferimit që bën me familjen në Konektikat. Keanu luan rolin e një fqinji, të cilit Pipa nuk mundet t’i rezistojë. Dhe është pikërisht ai që “ndez” bukuroshen dhe nxjerr në pah vetitë e saj, të panjohura deri në atë moment. Personazhet e interpretuar në karrierën e tij janë nga më të ndryshmit, por gjithmonë të karakterizuar nga një bukuri fizike dhe shpirtërore. Mjafton të sjellim ndër mend “The Devil’s Advocate”, në të cilin luan përkrah Al Paçinos dhe do të arrijmë në përfundimin se interpretimet e tij janë gjithmonë të shkëlqyera.

3 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›