E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robinjo: “Dua të bëhem më i miri në botë”



Robinjo pohoi se lëvizja e tij drejt Mançester Sitit ishte motivuar nga dëshira për t’u bërë lojtari më i mirë në botë.
Ndërkombëtari brazilian u largua nga Reali i Madridit në kampionatin anglez në ditën e fundit të mbylljes së merkatos gjatë verës së kaluar, me një shumë rekord prej 32.5 milionë sterlinash, duke hedhur poshtë ofertën e Çelsit. Sulmuesi i talentuar dha një impakt të menjëhershëm me mbërritjen e tij në Premier Ligë, por edhe pse shënoi 11 gola vitin e kaluar nuk ka mundur të gjejë rrjetën gjatë këtij fillimviti. Megjithatë, ish-asi i Santosit beson se aktivizimi i rregullit te Siti i drejtuar nga Mark Hjuxh do të jetë një ndihmë e madhe gjatë karrierës së tij.

Qëllimi

Robinjo deklaroi në faqen e tij personale në internet, fobazo.com: “Duke luajtur për Realin e Madridit, më dha mua një tjetër pamje të shikimit të lojës dhe unë jam mirënjohës që m’u dha shansi të luaj atje. E di se në atë skuadër unë nuk do ta kisha mundësinë qëllimin tim për t’u bërë lojtari më i mirë në botë. Ishte kjo arsyeja që unë vendosa të largohem. Unë kisha aftësitë dhe cilësitë të luaja në ekipin e parë, por unë nuk luaja gjithmonë. Unë isha vetëm një zëvendësues në ekip. Por, te Mançester Siti, unë luaj çdo ndeshje dhe kam shënuar 11 gola”. Robinjo është në dyshim për përplasjen e madhe të Sitit kundër Arsanlit, por vjen nga një fitore 3-0 e Brazilit kundër Perusë për kualifikueset e Botërorit.

Poshtërimi, nis procesi kundër Maradonës

Humbja poshtëruese e Kombëtares së Argjentinës nga Bolivia me rezultatin e thellë 6-1 për ndeshjet eliminatore të Botërorit, e ka vendosur trajnerin e saj, Diego Armando Maradona, nën shiun e kritikave. Pas një sondazhi on-line të bërë nga ‘Clarin’, 82% e klikuesve janë shprehur se humbja e bardhë e kaltërve nuk është si pasojë e lartësisë së La Paz, 3600 metra mbi në nivelin e detit, por është faji i trajnerit dhe i futbollistëve.

3 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›