Shkëlqimi dhe rënia e Ari Hanit
Trajneri holandez është më i dobët se gjermani Brigel e kroati Bariç. Kontrata e tij është 300 mijë euro, kostoja e shkarkimit rreth 100 mijë euro
Dash Frashëri
Holandezi Ari Han, me tri ndeshjet e fundit të Kombëtares (një barazim e dy humbje), ato kundër Maltës e Hungarisë (përcaktuese për renditjen në grup) e Danimarkës (më shumë me karakter prestigji), dëshmoi se është trajneri më i paaftë (ndoshta dhe më i pafat) në raport me paraardhësit e tij, gjermanin Hans Peter Brigel e kroatin Oto Bariç, pa futur këtu krahasimin me italianin Xhuzepe Dosena (i vetikur pas dy ndeshjeve kundër Zvicrës, 1-1 e Rusisë, 1-4).
Ari Han, nga ndeshja e parë miqësore e humbur 1-0 kundër Polonisë (27 maj 2008, në Reutlingen të Gjermanisë) e deri te humbja 3-0 kundër Danimarkës (zyrtare, 1 prill 2009 në Kopenhagen), numëron dhjetë ndeshje në krye të Shqipërisë: 3 miqësore (1 fitore, 1 barazim, 1 humbje) dhe shtatë zyrtare (1 fitore, 3 barazime, 3 humbje). Por a do të jetë Hani në krye të bankinës kuqezezë për ndeshjen kundër Portugalisë së Kristiano Ronaldos? Deri më 6 qershor duhen edhe tre muaj, por “monumenti i tij” nuk e ka më bazamentin. Ai pritet të rrezohet.
Ndërsa opinioni i ish-trajnerëve të Kombëtares, ish-futbollistëve të përfaqësueseve, specialistëve, analistëve të futbollit bashkohet në pikën se Hani nuk ka paraqitur aspak në arenën ndërkombëtare “imazhin progresist” të futbollit shqiptar, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, me heshtjen e tij më shumë ka dashur të “ftohë” situatën post-Danimarkë, duke llogaritur deri në detaje argumentet dhe kostot financiare të shkarkimit të parakohshëm të trajnerit.
Ish-tekniku i Kinës (nga 21 dhjetori i vitit 2002 deri më 17 nëntor 2004) dhe i Kamerunit (gusht 2006 - shkurt 2007), e një duzine skuadrash europiane e deri në Iran, u paraqit pas humbjes me Danimarkën në “Parken Stadium” pa kompleksin e një njeriu që është gati të japë dorëheqjen për shkak të ecurisë negative të rezultateve në tri ndeshjet e para të vitit 2009 (1 pikë nga 9 të mundshmet), teksa për të përfunduar zyrtarisht kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit i kanë mbetur edhe tri të tilla, ato kundër Portugalisë, Danimarkës e Suedisë.
DASHURIA “DUKA-HAN”
Emri i madh ndërkombëtar i Hanit, në fakt me Ajaksin, Ari fitoi thuajse gjithçka: tre tituj kampionë të Holandës, tri kupa të Holandës, tre trofe në Ligën e Kampioneve, një Kupë Interkontinentale dhe dy superkupa të Europës, bashkëlojtar me Johan Krujfin dhe interpretues i shkëlqyer i “futbollit total” të ideuar nga gjeniu i bankinave Rinus Mishels, zgjoi shpresën te tifozeria kuqezi se Shqipëria mund të shndërrohej në një “mini-Holandë”.
Legjenda holandeze, i cili në vitin 1970, si futbollisti i Ajaksit, do të ishte pjesë e skuadrës holandeze në përballjet e dyfishta kundër 17 Nëntorit (Tiranës së sotme) – Ajaksi barazoi 2-2 në Tiranë dhe fitoi 2-0 në Holandë, rikthehej pas 38 vjetësh në Tiranë, por kësaj radhe për të drejtuar Shqipërinë, si trajneri i gjashtë i saj i huaj dhe i 19-ti në historinë 61-vjeçare të Kombëtares sonë.
“Të gjithë e njihni dhe i mbani mend golat e shënuar në Kupën e Botës. Është një trajner shumë i kompletuar dhe një ish-futbollist mjaft i njohur dhe me mjaft arritje”, - tha Duka pas zyrtarizimit të emrit të Hanit (27 dhjetor 2007).
“Pata një takim në Vjenë me presidentin Duka dhe krijova një përshtypje dhe një ndjenjë shumë të mirë për të. Kam hezituar jo pak për të pranuar detyrën e trajnerit, fillimisht thashë ‘po’, më pas ‘jo’, por duke reflektuar më shumë vendosa t’i përgjigjem pozitivisht ofertës së bërë nga Federata Shqiptare. Edhe Holanda para viteve 1970 ishte një vend i vogël në botën e futbollit, por ju besoj se i njihni sukseset e saj. Ajo që ndodhi me Holandën mund të përsëritet edhe në Shqipëri. Unë kam bindjen se do të arrijmë të krijojmë një kombëtare të mirë”, - kjo ishte deklarata e parë publike e Hanit. Realitet është krejt tjetër. Kombëtarja reflekton tjetër gjë.
“Hani doli i fundit, por doli më i miri te dyshja e fundit (në konkurrencë me austriakun Hans Krankëll), - sqaroi Duka zgjedhjen e tij.
“Ju e dini se kush jam unë dhe besoj se më mjafton një kohë e shkurtër për të njohur ekipin”, - ishte deklarata e bujshme e Hanit. Futbollistë të mëdhenj të përfaqësueses sonë e pritën me kënaqësi mbërritjen e Hanit, duke theksuar faktin se holandezi pëlqente stilin sulmues të lojës, por në fakt në shtatë ndeshjet zyrtare të Kombëtares sonë, Ari ka dëshmuar se preferon më shumë mbrojtjen, duke luajtur gjithmonë me një sulmues të mirëfilltë: vetëm 3 gola në 7 ndeshje, është statistika më kokëfortë.
OBJEKTIVI I PAREALIZUAR
Batuta e tij e parë në hotel “Rogner” gjatë prezantimit zyrtar (3 janar 2008) është botërisht e famshme: “Mos më kërkoni të dal kampion bote me Shqipërinë, pasi ndryshe do të largohem qysh tani”. Askush nuk ia kërkoi këtë gjë holandezit, as në atë konferencë të bujshme shtypi, dhe as tani, kur janë luajtur 70 për qind e ndeshjeve.
Hani është kritikuar shpesh për strategjinë e tij të paqartë në thirrjen e mosthirrjen e kontestuara të lojtarëve titullarë e me prestigj ndërkombëtar, në mosnjohjen ose paknjohjen e kampionatit shqiptar, çka ka reflektuar edhe me ndryshimet e shpeshta të rreshtimeve e shpeshtësisë së titullarëve në të shtata ndeshjet zyrtare të drejtuara prej tij, ku bilanci i deritanishëm është 1 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje.
Objektivi i Hanit (por dhe i FSHF-së) ishte zënia e vendit të katërt, duke pasur parasysh rivalitetin me Hungarinë, si rivalja direkt me Kombëtaren tonë. Tragjikisht i humbëm me një shije shumtë hidhur të dyja takimet me “magiarët”, të cilët ironikisht drejtoheshin po nga një trajner holandez, Ervin Kumanin. “Hani duhet të mësojë nga thjeshtësia e lojës që aplikon Kumani”, - tha ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, menjëherë pas humbjes me Hungarinë.
Tashmë edhe zyrtarisht vendi i katërt është një utopi “britanike”, pasi Hungaria ka 7 pikë më shumë se ne, kur ajo ka dhe një ndeshje më shumë se Shqipëria për të luajtur. Të paktën, për një gjë jemi 100% të bindur; se sa të ketë skuadra të tipit Maltë, Luksemburg, Lihtenshtejn apo dhe më modeste se këto, do t’i lëmë gjithmonë pas, por Malta na la një kujtim jo të këndshëm. Të vetmen pikë që kanë marrë në shtatë ndeshje e kanë marrë me ne, dhe i vetmi ekip që nuk i ka shënuar maltezëve në ishull, jemi po ne.
KOSTOJA FINANCIARE
Ditën kur presidenti Armand Duka e takoi për herë të parë Ari Hanin në një hotel luksoz të Vjenës (20 dhjetor 2007), me rekomandimin edhe të avokatit të njohur shqiptaro-austriak, Skënder Fani, holandezi e bindi bosin e FSHF-së të preferonte atë dhe jo austriakun Hans Krankël. “Janë dy emra shumë të mëdhenj të futbollit, por më shumë eksperiencë trajnimi ka holandezi Ari Han”, - tha atëherë Duka.
Në fakt, në listën post-Bariç ishin fillimisht më shumë se 20 kandidatura trajnerësh; Xhentile, Zenga, Shefer, Sidka etj.), por jo emri i Hanit. Presidenti Duka i paraqiti Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, në mbledhjen e tij të fillimit të dhjetorit, ku bënin pjesë emra të tillë si Klaudio Xhentile (Itali), Luixhi Simoni (Itali), Valter Zenga (Itali), Horst Koppel (Gjermani), Volfgand Sidka (Gjermani), Vinfried Schafer (Gjermani), Hans Krankl (Austri), Ilie Dimitresku (Rumani) dhe Nazare (Poloni). Por, krejt papritmas u zgjodh përfundimisht me “bekimin” e Dukës e miratimin e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Ari Hani. Holandezi, sot 60 vjeç, ishte atëherë një i papunë, por që kishte në dorë edhe një ofertë më të ulët financiare nga Hungaria.
Presidenti Armand Duka i ofroi një kontratë dyvjeçare (1 janar 2008-31 dhjetor 2009) dhe një shumë 300 mijë euro, plus një opsioni për premio prej 7 mijë eurosh për çdo pikë të grumbulluar në këto ndeshje kualifikuese. Prishja e kontratës të paktën sipas përllogaritjeve mund të kushtonte diçka më pak se 100 mijë euro, pasi Han me klauzolat që ka në kontratë do të paguhej pas prishjes së njëanshme të kontratës.
“AKUZAT NDËRKOMBËTARE”
Pas zyrtarizimit të tij në stolin e Shqipërisë, përveç se anës futbollistike si lojtar, pak dihej në Shqipëri për të kaluarën e yllit holandez, Ari Han.
Gazetari sportiv, Bledar Kuka, në një shkrim të tij shkruante se përveçse Hani ishte një drejtues futbolli me përvojë, por me shumë stacione dhe i akuzuar nga një prej ish-klubeve të tij, Anderleht, si trajner i pazoti. “Ai nuk është trajner futbolli, - u shpreh për Hanin, një nga bosët e Anderlehtit, Konstant Vanden Stok më 8 prill 2000 në gazetën ‘Laatste Nieuws’, - por ai është një trajner për femrat”.
Vëllai i Konstantit, Roger Vanden Stok, shtoi nga ana e tij se “në fillim ai punoi fort, por më pas dolën në pah dobësitë e tij, mënyra e punës, vizioni për futbollin etj.”. Holandezi reagoi duke kërkuar 10 milionë fiorinta holandeze dëmshpërblim nga klubi belg, që do të thotë 250 000 euro, “për dhunim të emrit, imazhit dhe integritetit si trajner”. Këtë histori e tregon media belge “voetbalbelgie.be”.
Ajo ishte kohë krize tek Anderlehti krenar, që ndodhej në vendin e parafundit në renditjen e kampionatit, duke provuar edhe humbje 0-6. Han pati probleme edhe me njërin nga futbollistët, suedezin Per Zeteberg. Hani e akuzoi lojtarin se ishte përdorues alkooli. “Nuk është profesionale kur dikush vjen në stadium dhe bie era alkool”, - tha Han, duke ia drejtuar akuzën pikërisht Zetebergut (30 prill 1999). Suedezi u përgjigj në biografinë e tij se “Han sillej jo mirë dhe na mendonte ne të gjithëve si një grup budallenjsh”.
ARI HAN
Karriera si trajner
Korrik 1984-dhjetor 1985, Antverp (Belgjikë)
Janar 1986-qershor 1987, Anderleht (Belgjikë)
Korrik 1987-mars 1990, Shtutgard (Gjermani)
Korrik 1990-qershor 1991, Nuremberg (Gjermani)
Korrik 1991-dhjetor 1993, Standard Liezh (Belgjikë)
Korrik 1995-tetor 1995, PAOK (Greqi)
Tetor 1995-tetor 1997, Fejenord (Holandë)
Dhjetor 1997-shtator 1998, Anderleht (Belgjikë)
Shkurt 1999-dhjetor 1999, PAOK (Greqi)
Nëntor 2000-dhjetor 2000, Omonia (Qipro)
Mars 2001-gusht 2001, Austria Vienë (Austri)
Dhjetor 2002-nëntor 2004, Kombëtarja e Kinës Shkurt
2006-gusht 2006, Persepolis (Iran)
Gusht 2006-shkurt 2007, Kombëtarja e Kamerunit
Nga janar 2008, Kombëtarja e Shqipërisë
Gjashtë trajnerët e huaj
të Shqipërisë
Ari Han (holandez)
01.01.2008-31.12.2010
Oto Bariç (kroat)
01.07.2006 01.06.2007
Hans Peter Brigel (gjerman)
29.03.2003 30.05.2006
Xhuzepe Dosena (italian)
12.10.2002 16.12.2002
Miklos Vadas (hungarez)
29.11.1953
Ljubisha Broshiç (serb)
22.09.1946 13.10.1946
10 NDESHJET E HANIT
ME SHQIPËRINË
Miqësoret:
Shqipëri-Poloni 0-1
Shqipëri-Lihtenshtejn 2-0
Azerbajxhan- Shqipëri 1-1
Bilanci: 3 ndeshje; 1 fitore, 1 barazim, 1 humbje
Zyrtaret:
Shqipëri-Suedi 0-0
Shqipëri-Maltë 3-0
Hungari-Shqipëri 0-2
Portugali-Shqipëri 0-0
Maltë-Shqipëri 0-0
Shqipëri-Hungari 0-1
Danimarkë-Shqipëri 3-0
Bilanci: 7 ndeshje; 1 fitore, 3 barazime, 3 humbje
3 Prill 2009