E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kedira mund të quhet lojtar i Realit

Gjatë takimit është rënë dakord që ekipi merenges të paguajë shumën e kërkuar nga skuadra gjermane e
Shtutgartit.

Ka qenë vetë mesfushori gjerman që ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar ekipit të Mourinjos.

Për 12 ditë me radhë midis teknikut portugez dhe mesfushorit gjerman ka pasur një bisedë të vazhdueshme derisa është arritur qëllimi final që Sami Kedira të pranojë të luajë me Realin e Madridit.

Nënshkrimi i kontratës do të bëhet brenda orëve të ardhshme menjëherë pasi lojtari të kthehet nga pushimet që po kalon në Tunizi.

Sipas të përditëshmes spanjolle tashmë nuk ka më vend për diskutime, Sami Kedira është blerja e katërt për Realin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›