E Diel, 1 Nëntor 2026

Krim në familje, burri vret gruan dhe vetenjetimë 3 fëmijët

HAS-Një burrë vrau gruan e tij me pistoletë dhe më pas ekzekutoi veten duke shënuar kështu krimin e radhës në familje brenda pak ditësh.

Policia bëri të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të natës në fshatin Brenog të Hasit në familjen Muslika. Gëzim Muslika 33 vjec ka qëlluar për vdekje me pistoletë gruan e tij Pranvera Muslika rreth 30 vjec. Krimi makabër u krye në sy të 3 fëmijëve të mitur të ciftit.
Policia e sinjalizuar për ngjarjen e rëndë ka shkuar në vendgjarje për të arrestuar autorin, por hasi në vështirësi. Bashkëshorti vrasës nuk pranoi të dorëzohej dhe u ngujua në banesë së bashku me 3 fëmijët e vegjël.

Pas përpjekjeve të policisë, Muslika dorëzoi vetëm këtë mëngjes fëmijët e vegjël dhe më pas i dha fund jetës me pistoletën me të cilën gjatë orëve të natës ekzekutoi gruan.
Policia në vendgjarje gjeti pistoletën me 2 gëzhoja. Ndërkohë familjarë të ciftiti tashmë të pajetë morën në dorëzim 3 fëmijët e mitur.

Efektivët po hetojnë për motivet e ngjarjes së rëndë që brenda pak ditësh pason atë në fshatin Samrish të Komunës Dajc në familjen Rrjolli. Në datën 24 Korrik, kryefamiljari Pjetër Rrjolli për motive të dobëta qëlloi me armë zjarri për vdekje vajzën e tij 17 vjece Kristina Rrjolli dhe bashkëshorten Mina Rrjolli, 40 vjec. Fatmirësisht pa u lënduar shpëtuan 2 fëmijët e tjerë të familjes Rrjolli.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›