E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moody`s zhvlerëson Spanjën

Agjencia e vlerësimit të kreditimit, Moody`s zhvlerësoi aftësin e Spanjës për shlyerjen e borxhit me 2 nivele.

Vendimi i Moody’s vjen pas atij të Standard & Poor`s, që disa ditë me parë ndërmori të njëjtin hap. Agjencia zbriti Spanjën nga niveli Aa2 në A1.

Moody’s argumenton zhvlerësimin me masat e ndërmarra nga vendet e eurozonës, të cilat sipas saj janë të pamjaftueshme dhe nuk ngjallin besueshmëri në tregje.

Në orët e para të ditës së martë, Moody`s paralajmëroi se po shqyrton mundësinë e zhvlerësimit të Francës, e cila për momentin qendron në AAA.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›