E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keira Knightley Me pelqen rreziku

Keira Knightley gjithmonë rrezikon kur zgjedh rolet që do të interpretojë në filmat e saj.

“Kur vendos për të marrë përsipër një rol është njësoj si të hedhësh monedhën. Ke 50% mundësi për të korrur sukses dhe 50% për të dështuar”, shprehet protagonistja e sagës Piratët e Karaibeve.

Knightley nënvizon se fakti që ajo bën një punë që i pëlqen njerëzve është diçka e mrekullueshme.

Gjithsesi, aktorja britanike shton se për tu bërë aktore e mirë duhet të jesh e fortë ndaj kritikave: “Ka shumë gjëra që thuhen dhe të lëndojnë. Më e mira në këto raste është që mos të marrësh gjithçka për bazë dhe të qeshësh me ato çfarë lexon.”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›