E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, skulptori kosovarcel ekspozitën mepunime bashkëkohore

BERAT- Skluptori nga Gjilani i Kosoves, Avni Behluli ka çelur në Galerinë e Arteve ne qytetin e Beratit një ekspozitë bashkohore ne skulpture dhe pikture. Në ekspozitën e celur janë 65 punime të ndryshme, të cilat kanë nisur të vizitohen nga qytetarët e Beratit.

E vecanta e këtyre punimeve në skulpture është përdorimi i materialeve të ingranazheve të makinerive të ndryshme, apo i materialeve si druri, guri, metali, xhami, plastika, në formën karakteristike të skulpturave bashkëkohore.

Edhe cikli i vizatimeve është një pjesë e rëndësishme e krijimtarisë së Avni Behluli, e cila motivohet nga ndjeshmëria ndaj fenomenit dhe shoqërisë dhe në pikturat e tij shprehet mjaft qartë energjia në këto cikle vizatimesh. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për një javë per te gjithe artedashesit ne qytetin e Beratit.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›