Keiroz: Suksesi i deritanishëm nuk ndihmon ndaj Spanjës
Trajneri i Portugalisë Karlos Keiroz ka bërë të ditur se suksesi i skuadrës së tij dhe numri i golave të shënura deri tani në Kupën e Botës nuk janë të mjaftueshëm për të mposhtur Spanjën në Kejp Taun në fazën e një të tetave. "Statistikat dhe golat e shënuar nuk na ndihmojnë për të mposhtur Spanjën. Në ndeshjen e sotme duhet të përpiqemi të tregojmë lojën më të mirë dhe Portugalinë më të mirë që kemi parë ndonjëherë.Nuk duhet të kënaqemi me atë që kemi bërë në fazën e grupeve nëse duam të mposhtim Spanjën ", ka thënë ai. Ndeshja do të luhet në Kejp Taun dhe skuadra që do të kualifikohet do të përballet me fituesin e çiftit Paraguaj -Japoni.
Portugalia deri tani është gjykuar nga arbitra nga Amerika e Jugut dhe Keiroz ka bërë të ditur. "Kemi gjetur vetëm gjyqtarë nga Amerika e Jugut dhe kjo më duket diçka e çuditshme pasi edhe ndeshjen e sotme do ta gjykojë një Argjentinas", ka shtuat ai.
Trajneri i brazilianëve të Europës ka bërë të ditur se lojtarët e tij janë në 100 për qind të formës dhe nuk është problem se shtatë portugez kanë kartona të verdhë. Rivaliteti i Spanjës me Portugalinë sipas Keiroz është i njëjtë me rivalitetin mes Argjentinës dhe Brazilit apo Anglisë dhe Gjermanisë.
Keiroz do të luajë me formacionin më të mirë dhe Portugalia do të udhëhiqet nga kapiteni Ronaldo i cili një pjesë të Spanjollëve i njeh mirë pasi luan në Primera Divizion.