E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja, me Villan e Torres kundër Portugalisë


Spanja është gati për t'u përballur me Portugalinë në fazën e një të tetave në ndeshjen që do të luhet në Kejp Taun. Iberikët mund të mbështeten te David Villa ndërsa trajneri dhe tifozët presin shumë edhe nga Fernando Torres i cili ende nuk ka shënuar në këtë Kupë Bote .Por David Villa autor i tre golave në këtë Botëror ka bërë të ditur se Torres do të zhbllokohet pasi El Ninjo ka vuajtur edhe nga dëmtimi. Torres para një muaji ka pasur problem në gju dhe ai ka punuar shumë për të qënë i gatshëm për skuadrën. "Torres është një lojtar i rëndëssihëm për ne dhe ai ka luajtur mirë, por nuk ka mundur dot të shënojë .Edhe në Europian ishte kështu nuk ka shënuar shumë gola në fillim, por ka shënuar golin në finale .Torres është një sulmues që duhet gjithmonë në skuadër dhe na ndihmon shumë", ka thënë ai.
Spanjë -Portugali është një derbi iberik që nuk është realizuar dot më parë në asnjë KUpë Bote dhe skuadrat mbajnë respektivisht vendet dy dhe tre në renditjen e Fifas pas Brazilit.Kush kualifikohet nga ky çift përballet më fituesin e Paraguaj-Japoni. Për trajnerin Del Boske nuk duhet të kihet kujdes vetëm nga Ronaldo pasi Portugalia është më shumë. "Gjëja më e rëndësishmë ëshët që të fokusohemi më shumë te e gjithë Portugalia si një skuadër e tëtë" ka thënë Del Boske i cili ka shtuar se Luzitanët kanë treguar që janë një skuadër e fortë në mbrojtje dhe sulm dhe që janë një skuadër kompakte.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›