E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keita eshte presidenti i ri ne Mali

Edhe pse nuk janë konfirmuar ende rezultatet zyrtare, rivali i tij ka pranuar humbjen. Ashtu dhe si ishte parashikuar, ish kryeministri 68 vjecar Keita është presidenti i ri i Malit. Pasi ka triumfuar në raundin e parë me 40 për qind të votave, ai u mbështet gjatë balotazhit nga pjesa më e madhe e 23 kandidatëve të tjerë që e kanë preferuar ndaj ministrit të financës Cise. Ky i fundit dhe pse kishte deklaruar se ka pasur manipulime gjatë procesit të votimit më pas ka pranuar humbjen. Ky është sinjal i mirë për një vend të përfshirë nga masakrat dhe grabitjet që kanë shkaktuar një numër të madh viktimash 18 muajt e fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›