E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keita firmos për Barcelonën

Mesfushori i Seviljes, Seidu Keita, i ka dërguar dje një faks presidentit të kësaj skuadre, Hoze Del Nido, ku e ka lajmëruar se ka ndërprerë në mënyrë të njëanshme kontratën me klubin, në bazë të klauzolave të caktuara më parë. Futbollisti ka nënshkruar më pas një kontratë katërvjeçare me Barcelonën, ku do të zërë vendin e Dekos. Por më parë, Keita do të jetë i detyruar të paguajë 14 milionë euro për prishjen e kontratës me Seviljen.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›