E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toni: Evropianin për të hyrë në histori

Në grumbullimin e kombëtares italiane, Luka Toni ka festuar 31-vjetorin e lindjes. Tashmë një lojtar i pazëvendësueshëm, jo vetëm te "axurrët", por edhe te Bajerni, ai karikon skuadrën në prag të Euro 2008. "Vijmë si kampionë botë. Personalisht ndihem më i karikuar dhe i sigurt se në Botërorin 2006", tha Toni. "Në skuadër ka harmoni, dëshirë dhe besim. Do të ishte një ëndërr të fitonim Evropianin. Në këtë mënyrë do të hynim në histori".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›