E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riberi, "Lojtari i Vitit" në Bundesligë

Frank Riberi është zgjedhur si "Lojtari i Vitit" në Bundesligën gjermane, për sezonin që sapo u mbyll. Fantazisti francez, i cili militon te Bajerni i Mynihut ka marrë 57,8 për qind të votave në sondazhin e organizuar nga revista "Kicker". Riberi ka marrë shumicën e preferencave mes 268 emrave të futbollistëve që edicionin e kaluar luajtën në elitën e futbollit gjerman. Pas tij është pozicionuar sulmuesi i gjigantëve bavarezë, Luka Toni, i cili ka marrë 24,8 për qind të votave, ndërkohë që në vend të tretë u rendit Diego i Verder Bremenit. Braziliani ishte shumë i distancuar, me vetëm 8,5 për qind të votave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›