E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man. UTD: Ronaldo? Duam Diarra, Ramos, Robinjo e para

"Dëshironi të blini Kristiano Ronaldon? Nuk ka asnjë problem, na jepni Serxho Ramos, Diarra, Robinjon dhe 50 milionë euro dhe është i juaji". Sipas të përditshmes spanjolle "Marca", Mançester Junajted ka kaluar në kundërsulm për të mbrojtur yllin e saj nga ofertat joshëse të Realit të Madridit. Duket se tre futbollistët dhe paratë për arkat e klubit kanë qenë kërkesa e kampionëve të Evropës në këmbim të mesfushorit portugez. Gjithmonë, sipas gazetës iberike, duket se Mançesteri nuk ka ndërmend që të ndryshojë kontratën aktuale të futbollistit: Ronaldo përfiton 4,6 milionë euro në sezon deri në vitin 2012.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›