Klose i ringjallur, synon Botërorin 2014

Sulmuesi i Lazios, Miroslav Klose, i cili shënoi golin e fitores në qastet e fundit të derbit romak të dielën dëshiron të mbetet në klub deri më 2014 para se të pensionohet pas Kampionatit botëror në Brazil.
Klose i është rikthyer golave në Itali pas transferimit nga Bayern Munich gjatë verës dhe ka realizuar katër herë në gjashtë takime në Serie A.
“Nëse gjithçka shkon mirë do të luaj në Lazio deri më 2014, pastaj në Kampionat botëror dhe kjo është e tëra” tha Klose për Kicker të hënën.