E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rooney përkrahet nga viktima e goditjes

Sulmuesi i Anglisë Wayne Rooney ka gjetur përkrahje nga një burim i pazakonshëm, mbrojtësi i Malit të Zi, Miodrag Dzudovic, të cilin ai e goditi duke u përjashtuar në ndeshjen e fundit të fushatës kualifikuese për Euro 2012.

Dzudovic tha për Daily Mirror se suspendimi i Rooneyt për tri ndeshje nga UEFA – si rezultat i së cilit sulmuesi i Manchester Unitedit do të mungojë në të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve në Euro 2012 - ishte i ashpër dhe u shpreh i gatshëm ta mbrojë atë në rast të ankesës ndaj vendimit.

“Do të flas për Rooneyn nëse ai paraqet ankesë kundër dënimit të tij. Nuk mendoj se ishte dënim i drejtë. Ai thjesht nuk ishte duke menduar në atë moment e më pas e kuptoi se çka kishte bërë dhe më kërkoi falje” tha Dzudovic, anëtar i Spartak Nalchickut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›