Kejti Holms fotografohet e veshur si shtatzënë
Sa e sa herë u përfol për një shtatzëni të aktores Kejti Holms? Tashmë askush nuk guxon të thotë për herë të dytë diçka pa qenë i sigurt. Megjithatë, nisur nga fotografitë e fundit të Holms mund të vihet re një bluzë që duket sikur fsheh një shtatzëni. Me siguri Kejti në xhiron e saj nëpër Los Anxheles nuk mund të paraqitej veçse serioze dhe e menduar. Zonja Kruiz kur shëtit nëpër qytet nuk i vë rëndësi veshjes dhe sjelljes, veçse kur merr pjesë në evenimente të rëndësishme në të cilat parapëlqen të shkëlqejë. Ajo ndonjëherë guxon edhe të eksperimentojë me ngjyrat duke u bërë objekt bisede. Shumë herë bukuroshja është fotografuar me sandale në dimër dhe çizme në dimër, e në këtë mënyrë nuk është shumë e çuditshme që edhe bluza e gjerë me rrudha të jetë veçse sajesa e radhës. Bëhet fjalë vërtet për një shtatzëni tjetër apo për kombinimin më të fundit të Kejtit?
P. Didi
Këngëtari ribashkohet me Kim Porter?
Janë parë si një familje e lumtur gjatë fundjavës dhe kaq ka mjaftuar që çdokush që i sheh të mendojë se janë rikthyer bashkë. Bëhet fjalë për yllin e muzikës hip-hop, P. Didi, i cili raportohet se është ribashkuar me Kim Porter gjatë fundjavës. Didi, i cili është përfolur se është në lidhje romantike me këngëtaren e muzikës R&B, Kejsi, është parë duke kaluar fundjavën me partneren e tij jo të qëndrueshme Porter, dhe vajzat e tyre binjake. Në dhjetor, Didi mohoi se ai ka në plan të martohet me Porter në vitin 2010, ndërsa Kejsi mohoi spekulimet se ajo pret fëmijën e saj të parë me reperin. E gjitha kjo duket si një lojë e paparacëve, të cilët në çdo moment fotografojnë e më pas komentojnë ashtu siç duan.
2 Mars 2010