E Diel, 1 Nëntor 2026

Kejti Perri: “Kampionati i futbollit po shkatërron lidhjen time”



Kejti Perri është e bindur se Kampionati Botëror është duke e shkatërruar lidhjen e saj me Rusëll Brand, sepse komiku britanik është duke e kaluar gjithë kohën para televizorit duke i shikuar ndeshjet. Perri, që është në Britani për të promovuar klipin e saj të ri “California Girls”, ka thënë se ajo nuk ka mundur të kalojë kohën me të dashurin e saj, për arsye se vëmendja e tij është totalisht e përqendruar në Botërorin e sivjetmë. “Është qesharake, sepse ai është gjithmonë këtu për mua dhe unë gjithmonë jam këtu për të. Të mërkurën kishim ditë të lirë dhe vendosëm ta kalonim kohën së bashku. Megjithatë, rrugët këtu në Angli ishin të zbrazëta, tejet të qeta. Ne po shikonim ndeshjen dhe për një moment i thosha: “I dashur, dua të dal”, ndërsa ai dëshironte të më thoshte: ‘Por ndeshja, por ndeshja…’. Tani flitet vetëm për futboll”, theksoi Perri.

28 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›