Këlliçi kërkon votat në Tiranë: Do të qëndrojmë siç jemi apo do të shohim përpara?

Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka vijuar takimet e tij me qytetarët. Ai është shprehur gjatë takimeve se problemet e përditshme të Tiranës janë të të gjithëve. “Ne jemi bashkëqytetarë pavarësisht opinioneve politike që kemi” tha zoti Këlliçi.
Sipas kandidatit të opozitës për bashkinë e kryqytetit “Në sportelet e shërbimeve presim njëlloj gjatë. Mungesa e ndriçimit publik na le në terr njëlloj. Rruga e prishur është e prishur për të gjithë. Mungesa e hapësirave dhe gjelbërimit është mungesë për të gjithë. Korrupsioni na vjedh njëlloj. Trafiku, ajri dhe uji i ndotur na dëmtojnë njëlloj”.
“Ne jemi të barabartë edhe më 14 maj. Kemi secili vetëm një votë. Ta përdorim për t’u bashkuar! Të mos ndahemi! Do të qëndrojmë siç jemi apo do të shohim përpara?” ju drejtua zoti Këlliçi bashkëbiseduesve të tij.
Një prej tyre një grua e moshuar e cila tha se ishte socialiste, ka deklaruar se nuk ka votuar asnjëherë për PD-në, por sivjet do të votojë për opozitën.
/ rtsh. al /