E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zall Herr, rehabilitohet Ura e Çekrezës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte në Urën e Çekrezës, në Zall Herr, për të parë punën e bërë për rehabilitimin e saj. 

Zoti Veliaj tha se, falë  kësaj ndërhyrjeje niveli i urës është ngritur dhe gjithashtu është zgjeruar me dy korsi me qëllim për të parandaluar përmbytjet. 

Kreu i bashkisë shtoi se përforcimi i digës në Urën e Çekezës, do të shërbejë si një hapësirë rekreative. 

Zoti Veliaj falenderoi me këtë rast edhe banorët e zonës, të cilët sipas tij janë treguar bashkëpunues për realizimin e rehabilitimin të kësaj vepre. 

/ rtsh.al /

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›