Kelmendi kërkon autobus
Ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi, ka propozuar të shtunën që Qeveria të marrë vendim në mbledhjen e ardhshme, për ta siguruar një autobus, i cili sipas saj do ta bënte bartjen e gjyqtarëve, prokurorëve dhe qytetarëve kosovarë për në gjykatën në veri.
“Mendoj që ka ardhur koha që të funksionalizohet Gjykata e Mitrovicës. Për këtë qëllim propozoj që në mos sot, atëherë në njërën nga mbledhjet e ardhshme, Qeveria të marrë një vendim me të cilin do të sigurohet një autobus dhe mjete financiare për bartjen apo transportin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe të palëve nga pjesa jugore, deri në ndërtesën e Gjykatës në veri. Kjo, në mënyrë që të funksionalizohet sa më shpejt ajo Gjykatë dhe ai autobus do të shërbente fillimisht edhe për palët që kanë punë në veri”, ka thënë ministrja Kelmendi.