Kelmendi pritet si heroinë në Prishtinë, qeveria i dhuron 14 mijë euro
PRISHTINE-Brohoritje dhe më pas një shumë parash, ishin shpërblimi për kampionen e botës, xhudisten pejane, Majlinda Kelmendi sapo ajo mbërriti në atdheun e saj.
Pas zbritjes në Aeroportin e Prishtinës, Majlinda Kelmendi, kampionia e botës në xhudo, së bashku me trajnerin Driton Kuka dhe Ministrin e Sportit, Memli Krasniqi kanë mbajtur një konferencë për shtyp.
Kelmendi u shpreh se suksesi i saj i arritur në Brazil, nuk është vetëm i saj por i të gjithëve.
“Jam shumë e lumtur që kam arritur t’i sjell medaljen e artë Kosovës nga Kampionati Botëror. Ky sukses nuk është vetëm i imi por i të gjithëve. Falënderoj të gjithë për përkrahjen që më keni dhënë”, ka deklaruar Majlinda.
Ndërkohë, Driton Kuka ka thënë se Medalja e Artë e fituar në Brazil është e shtetit të Kosovës.
“Ju kam thënë se Majlinda është si Messi, dhe është kampione e Botës. Ne kemi punuar shumë për këtë medalje, edhe ia arritëm qëllimit. Mendoj se dështimin në Olimpiadë e kemi përmirësuar me këtë medalje”, ka deklaruar Kuka.
“E falënderoj Ministrin Krasniqi për përkrahjen e dhënë. Kjo medalje nuk është as e imja as e Majlindë, por e shteti të Kosovës. Kjo medalje ka vlerë më shumë se Milionat që i kemi refuzuar”, ka deklaruar Kuka.
Ndërsa, Ministri Krasniqi i ka uruar Mjalindës dhe Kukës për suksesin e arritur në Brazil. Ai ka paralajmëruar se do ta propozoj Majlinda Kelmendin për tu dekoruar nga Presidentja e Kosovës me çmimin për te arriturat.
“Do t’i propozoj Presidentes që ta dekorojë Mjalindën me medaljen për arritjet. Besoj që ky propozim do të marr miratimin. Majlinda do të jetë e para që të dekorohet me një çmim të tillë”.
Memli Krasniqi, Ministri i Kulturës i akordoi një shumë 14 mijë eurosh kampiones në xhudo.
Majlinda Kelmendi ka fituar titullin kampion bote në xhudo, pikërisht në Kampionatin Botëror të xhudos që u zhvillua në Rio de Zhaniero të Brazilit. Në peshën deri në 52 kg, sportistja kosovare ka mposhtur në finale brazilianen Erika Miranda dhe ka marrë medaljen e artë në këtë kategori. Ka qenë medalja e parë e artë për shtetin e Kosovës në sport. Federata Botërore e Xhudos e ka antarësuar me të drejta të plota Kosovën dhe Majlinda Kelmendi hoqi dorë nga përfaqësimi për Shqipërinë, për të konkuruar për vendin e saj të lindjes, Kosovën. Një vit më parë Kelmendi garonte në Olimpiadën e Londrës, por pa arritur dot të marrë medalje. Ndërsa këtë vit, nën flamurin e Kosovës, arrin të fitojë titullin kampione bote, duke bërë që emri i Kosovës të shkruhet për herë të parë në një kampionat botëror, edhe pse jo një sport aq popullor.
(d.b/BalkanWeb)