Zgjedhjet e pjesshme në 2 komuna, KQZ: Partitë të caktojnë komisionerët e numërimit

TIRANE-Sot u zhvilluan zgjedhje lokale te pjesshme për të zgjedhur drejtuesit e rinj lokalë në komunat Rrethinat (qarku Shkodër) dhe Dardhas (qarku Korçë). News24, raportoi për incidentet e para të shënuara në Komunën Dardhas.
MBYLLET VOTIMI NË RRETHINA E DARDHAS, JA PJESMARRJA. KQZ: PARTITE TE CAKTOJNE NUMERUESIT
Ora 20:00-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi të dielën në mbrëmje për mbylljen e procesit të votimit(ora 19:00), në komunat Rrethina(qarku Shkodër) dhe Dardhas(qarku Korçë), ku sot u mbajtën zgjedhjet për kryetar komune.
Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj bëri të ditur se zgjedhjet në këto dy njësi vendore u zhvilluan të qeta dhe pa incidente.
Sipas KQZ-së, në komunën Dardhas morën pjesë në votime 59.67% e zgjedhësve, ose 1539 votues nga 2579 që janë në total, nga të cilët 786 kanë qënë femra.
Ndërsa sa i takon komunës Rrethina, KQZ informon se pjesëmarrja në votime ka qënë 34%. Nga 16.829 zgjedhës në total që ka kjo komunë në votimet e sotme morën pjesë 5722 zgjedhës, nga të cilët 2149 ishin femra.
Sipas zëdhënëses, aktualisht komisionerët e qendrave të votimit po dorëzojnë materialet zgjedhore pranë KZAZ-ve. Në këto momente në qarkun e Shkodrës janë dorëzuar materialet zgjedhore të 6 qendrave të votimit pranë KZAZ-së nr. 2.
"KQZ, në zbatim të kodit zgjedhor, ka përgatitur gjithë infrastrukturën e nevojshme në vendet ku do të bëhet numërimi i votave. Përveç bazës ligjore në dy vendet e numërimit të votave, janë vendosur edhe kamerat që do të regjistrojnë dhe shfaqin fletën e votimit, të cilat do të rrisin transparencën e procesit", tha zëdhënësja Hoxhaj.
Sipas saj, KZAZ nr.73 disponon emrat e anëtarëve të grupit të numërimit të propozuar nga partitë politike, pjesëmarrëse në proces, dhe po kryejnë procedurat e emërimit të tyre.
"KQZ ngre shqetësimin se në KZAZ nr.2 në Shkodër partitë politike nuk kanë dërguar ende pranë KZAZ-së emrat e anëtarëve të grupeve të numërimit që do të numërojnë fletët e votimit. KQZ ripërsërit apelin në adresë të partive politike: PD, PS dhe LSI, ku dy të fundit janë në koalicion, që të mos shkaktojnë vonesa në fillimin e procesit të numërimit të votave dhe të sjellin sa më shpejt emrat e anëtarëve të grupeve të numërimit", theksoi zëdhënësja Hoxhaj.
Për Komunën Rrethina në Shkodër, numërimi do të bëhet tek Pallati i Sportit, kurse numërimi për Komunën Dardhas tek shkolla 9- vjeçare.
KQZ apeloi subjektet politike, Partinë Demokratike, Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim që të mos shkaktojnë vonesa për fillimin e procesit të numërimit të votave, por të dorëzojnë sa më parë emrat për anëtarë të grupeve të numërimit të votave.
MBYLLET VOTIMI NË DARDHAS, PJESMARRJA 55%
Ora 19:00-Në komunën Dardhas është mbyllur votimi në 6 Qendrat e Votimit të kësaj komune. Pjesmarrja në zgjedhjet e pjesshme për këtë komunë është shënuar rreth 55% ndërsa pritet transportimi i materialeve zgjedhore në KZAZ 73.
KQZ THIRRJE PER PJESMARRJE NE VOTIME
Ora 16:30-Proces i qetë dhe një pjesëmarrje tepër e ulët në votimin për kryetarë të komunës në Rrethina dhe Dardhas.
Këtë konstaton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili i ben apel votuesve t’u drejtohen kutive per te ushtruar te drejten e votes.
Deri në orën 16.30 pjesëmarrja e votuesve për zgjedhjen e kreut të komunës Rrethina ne Shkoder është 25.78%.
Ndërkohë që po sipas te dhenave zyrtare te Komisionit Qendror te Zgjedheve, ne Dardhas kane votuar 44.36 % e zgjedhesve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ben me dije se procesi i votimit në Komunën Dardhas dhe Rrethina ka filluar në orën 7.00 të mëngjesit të sotëm dhe po ecën normalisht.
“Sipas informacioneve të inspektorëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe KZAZ-së nr. 2 dhe KZAZ-së nr.73 deri tani nuk ka patur asnjë problem apo incident”- tha zedhenesja e KQZ ne te paren konference per shtyp te dites se sotme lidhur me zgjedhjet e pjesshme.
Sipas saj, pavarësisht se partitë politike pjesmarrëse në zgjedhjet e pjesshme dorëzuan jashtë afateve ligjore propozimet për anëtarë të Komisioneve të Qendrave të Votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori të gjitha masat e nevojshme për të shpërndarë materialet zgjedhore në kohë për të filluar procesi i votimit në dy komunat si dhe realizoi trajnimin specifik për anëtarët e KZAZ-ve dhe KQV-ve.
ZGJEDHJET E PJESSHME, VOTIM FAMILJAR DHE GRUSHTE MES MILITANTËVE NË DARDHAS
Fillimisht u raportua për 3 raste të votimit familjarë në Dardhas, teksa më vonë militantët u përplasën fizikisht për arsye të bindjeve politike jashtë QV, po në këtë Komunë.
Në këto zgjedhje, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim garojnë së bashku në koalicionin Aleanca për Shqipërinë Europiane (ASHE), ndërsa Partia Demokratike garon e vetme.
Zgjedhjet në këto dy komuna, po mbahen pas vendimit të Këshillit të Ministrave, disa muaj më parë, për shkarkimin e kryetarëve aktualë, për shkak të kryerjes së veprave penale.
Në komunën Rrethina të qarkut Shkodër, Partia Demokratike garon me kandidatin Ridvan Guri, ndërsa socialistët me kandidatin Luan Harusha, i mbështetur edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Në komunën Dardhas të qarkut të Korçës përballen kandidatët Gentian Pere i Partisë Demokratike dhe Genci Hamollari, kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i mbështetur nga Partia Socialiste.
DARDHAS, 2 MILITANTË GRUSHTA JASHTË QV
Ora 13:30 Shënohen incidente në fshatin Dardhas. 2 militantë janë përplasur dhe konfliktuar jashtë Qendrës së Votimit për arsye politike. Mësohet se konflikti i nxitur për shkak të bindjeve politike të militantëve ka degjeneruar në përdorimin e grushteve. Banorë të zonës kanë ndërhyrë për shuarjen e konfliktit.
NEWS24: VOTIM FAMIJAR NË DARDHAS
Ora 12:20 Ndërkohë që procesi i votimit raportohet i qetë në komunën Dardhas në Pogradec, News24 ka konstatuar disa raste të votimit familjar.
Pamjet janë filmuar në qendrën e votimit të ngritur në shkollën e fshatit Dardhas. Janë të paktën tre raste të konstatuara nga News24. Në njërën prej tyre shihet një i ri i shoqëruar nga babai i tij, më pas një i moshuar i shoqëruar nga një grua dhe në rastin e tretë një tjetër grua e shoqëruar nga bashkëshorti. Votuesit duket qartë që hyjnë në këndin e fshehtë të votimit njëkohësisht dhe gjithcka ka ndodhur në sytë e komisionerëve dhe vëzhguesve të kësaj QV-je.
KQZ: ASNJË PROBLEM
Ora 11:30 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi të dielën në mesditë se procesi i votimit për kryetarët e rinj në komunën Dardhas dhe Rrethina ka filluar në orën 7:00 të mëngjesit të sotëm dhe po ecën normalisht.
“Sipas informacioneve të inspektorëve të KQZ-së dhe KZAZ-së nr. 2 e KZAZ-së nr.73 deri tani nuk ka patur asnjë problem apo incident”, tha zëdhenësja, Drilona Hoxhaj, ndërsa shtoi se deri në mesditë pjesëmarrja ka qenë e kënaqshme.
Ajo vuri në dukje se pavarësisht se partitë politike pjesmarrëse në zgjedhjet e pjesshme dorëzuan jashtë afateve ligjore propozimet për anëtarë të Komisioneve të Qendrave të Votimit, KQZ mori të gjitha masat e nevojshme për të shpërndarë në kohë materialet zgjedhore si dhe realizoi trajnimin specifik për anëtarët e KZAZ-ve dhe KQV-ve. Zgjedhjet në komunat Rrethina dhe Dardhas mbahen pasi kryetarët e tyre u shkarkuan nga Këshilli i Ministrave për shpërdorim detyre.
NIS VOTIMI
Ora 7:30 Votimet për kreun e Komunës Dardhas vijojnë normalisht. Gazetarja Enkelejda Skënderasi raporti se prej orës 7:00 të mëngjesit u hapën të gjitha qendrat e votimit. Rreth 2 700 votues pritet të votojnë për kreun e ri të komunës. Gentjan Pere nga PD dhe Genci Hamollari nga LSI janë dy kandidatët që do të përballen me verdiktin e popullit ditën e dielë për këtë zonë.
Kreu i kreu i KZAZ 73 në Pogradec, Nexhmi Torra konfirmoi se procesi vijon i qetë dhe pa probleme ndërkohë që pjesëmarrja është e kënaqshme.
Ndërkohë, në Komunën Rrethina, korrespondentja Eljona Kodra raportin se 24 qendrat e votimit janë hapur që n orën 7:00 të mëngjesit. Fluksi që në orët e para të mëngjesit nuk ishte shumë i madh ndërkohë pritet një shtim i tij në orët e pasdites. Situata paraqitet e qetë dhe në këtë Komunë. Ndërkohë, votuesit e ë komunës Rrethina ditën e diel do të zgjedhin kryetarin e kësaj komune mes kandidatit të Partisë Socialiste, Luan Harushës dhe atij të Partisë Demokratike, Ritvan Guri.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Dardhas, PD-PS 'përballen' në 2 Komuna, News24 video ekskluzive të votimit familjar