E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kelmendi zëvendëson Mirenen

Nysret Kelmendi është zgjedhur kryetar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Obiliq.

Ai ka ardhur në këtë pozitë pas dorëheqjes së Ilir Mirenës. Ky i fundit është akuzuar nga PDK që nuk e ka dhënë maksimumin për degën.

Nysret Kelmendi ka deklaruar për Indeksonline se, kryesia ka vendosur që ai të jetë kryetar i PDK-së në Obiliq dhe të punoi për të mirën e partisë.

“Të premten jam zgjedhur kryetar, ndërsa sot (e hënë) do të mblidhet kryesia e partisë për të diskutuar për temat aktuale”, ka deklaruar Kelmendi.

Kelmendi më herët ka qenë anëtarë i kryesisë së PDK-së në Obiliq./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›