E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Prishtinë sot zhvillohet ceremonia “Guri për Paqe”

Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Tolerancës dhe Pajtimit në Kosovë, që do të zhvillohet nga sot deri të dielën, sot në Prishtinë do të zhvillohet ceremonia “Guri për Paqe”.

Në këtë ceremoni, e cila do të zhvillohet me fillim në orën 15:00, në Muzeun Kombëtar në Prishtinë, do të inaugurohet “Guri për Paqe” i Prishtinës, duke iu bashkuar kështu grupit të qyteteve që kanë nderuar viktimat e luftës, me hapësirën kushtuar tyre, me urime për një botë më paqësore. Ky gjest simbolik është përcjell nga njerëzit e Hiroshimës së Japonisë në të gjithë globin.

Në ceremoni, të pranishmëve do t’iu drejtohen presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryetari i Asociacionit “Guri për Paqe” i Hiroshimës, zëvendësministri i Kulturës dhe kryetari Prishtinës.

Java e Tolerancës në Kosovë, që do të zhvillohet nga sot deri të dielën, përfshinë një varg ngjarjesh ku do të mblidhen komunitete dhe liderë globalë të cilët i përkushtohen dialogut pozitiv dhe të hapur. Mbi 300 mysafirë nga gati 50 shtete nga pesë kontinente do të vijnë në Kosovë.

Do të bëhet inaugurimi i Monumentit të Holokaustit nga Kryeministri Hashim Thaçi. Më pas, do të zhvillohet takimi i dhjetë jubilar i Grupit të Mëngjesit të Lutjeve në Evropës Juglindore (Lutja Kombëtare e Mëngjesit) si dhe konferenca ndërfetare e cila do të zhvillohet në Pejë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›