Kemabon: 6-pikëshi nuk do të zbatohet
Prishtinë - Shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, ka shuar të gjitha dilemat për gjashtëpikësish e debatueshëm, duke theksuar se ky plan nuk do të zbatohet ndërmjet UNMIK-ut dhe Beogradit për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me policinë, drejtësinë e doganat në Kosovë. “Ne nuk kemi të bëjmë drejtpërdrejte me të ashtuquajturin gjashtëpikësh që është proces i vendosur ndërmjet UNMIK-ut dhe Serbisë. Ne po shohim misionin tonë me planin e aksionit të përbashkët, me rikonfigurimin e pranisë civile dhe kjo është baza e misionit tim”, theksoi Kermabon.
I pyetur nëse EULEX është duke zbatuar gjashtëpikëshin, Kermabon u shpreh “Jo, në asnjë mënyrë. Nëse doni të flisni për gjashtë pika, flisni me shefin e UNMIK-ut. Ne nuk jemi pjesë e përcaktimit të kësaj çështjeje. Siç thashë, kemi mjaft pika për të zbatuar në fushën tonë të përgjegjësisë në polici, dogana e drejtësi”. telegrafi/start