Vrasjet në Suharekë, Sejdiu: Procesi, farsë
Prishtinë -Presidenti Fatmir Sejdiu, në lidhje me vendimin e një gjykate në Beograd për krimet e forcave serbe mbi shqiptarët në Suharekë, ato procese në Serbi i cilësoi si farsë. "Ato procese në Serbi janë farsë, dhe janë përpjekje që Serbia gjoja të demonstrojë para botës se po bën diçka për të gjetur fajtorët e radhës së tretë si individë, pa pasur verdikt për fajtorët kryesorë". Presidenti Sejdiu tha se autoritetet e Serbisë synojnë një imazh të ri të për vetveten, duke fshehur krimin.
"Këto janë një përpjekje që dëshirojnë të demonstrojnë me imazh të ri vetveten, por që janë bashkëpjesëmarrës themi në politikat e krimit kur fshihet krimi. Është borxh gjithmonë i drejtësisë i ndërkombëtare që të ndjekë kriminelët e luftës", theksoi Presidenti. Gjithashtu, Presidenti tha se krimet kundër njerëzimit nuk parashkruhen dhe është borxh i institucioneve ndërkombëtare, kudo që gjenden ata që për krimet e bëra të sillen para drejtësisë. qik