Marreveshja e partive Vetevendosja dhe AAK Per interesa te ngushta partiake

Lëvizja Vetëvendosja dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë kundërshtuar marrëveshjen mes PDK-së, LDK-së dhe AKR-së, duke e quajtur atë marrëveshje tërësisht për interesa të ngushta partiake e personale. Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se pakti dëshmon se politikanët punojnë vetëm për interesat e tyre partiake, duke anashkaluar ato të qytetarëve të Kosovës.
“Behgjet Pacolli, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi arritën konsensus mbrëmë duke na dëshmuar edhe njëherë se ata më shumë janë bashkë sesa të ndarë – ndërsa paraqitjen e tyre nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, e cilësoj si “uzurpim konsensual të institucioneve”- tha Albin Kurti, Lider i lëvizjes Vetëvendosje.
Për të kundërshtuar këtë marrëveshje, aktivistët e Vetëvendosjes kanë ndërmarrë edhe një aksion para Qeverisë së Kosovës, përmes të cilit thonë se ngjarje të tilla ndodhin vetëm në “Banana Republikë”.
Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës marrëveshjen e ka quajtur një spektakël pa shije. Në dallim nga Vetëvendosja dhe AAK-ja, marrëveshja është mirëpritur nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Piter Feith i cili ka thënë se marrëveshja ofron perspektivën për zgjedhjen e shpejtë dhe të rregullt të presidentit të Republikës dhe hap rrugën për reformën e pranuar gjerësisht të procesit zgjedhor.
Sala Mustafa