Arsenali kualifikohet, por edhe Marseille
Arsenali i Arsene Wenger ka humbur si mysafir i Olympiakosit në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Champions, por pa e rrezikuar vendin e parë pasi 11 pikët e grumbullura në ndeshjet e kaluara janë të mjaftueshme. Si mysafir, topxhinjtë pësuan me 3-1.
Golat për Olympiakos Piraeus i shënuan, Djebbour në min.16, Torrijos në të 36-ën, Modesto 89'. Arsenali e ngushtoi epërsinë në pjesën e dytë përmes Benayonit por pa mundur ta evitoj humbjen.
Nga grupi F, pos Arsenalit me 11 pikë kualifikoht edhe Marseille që ka fituar në një ndeshje dramatike në Gjermani si mysafir të Borusia Dortmund. Edhe pse ishin në disavantazh, francezët fituan dhe u kualifikuan. /indeksonline/