E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oktapodi ‘Messi’ favorizon Barcelonën

Oktapodi ‘Messi’ ka parashikuar të hënën mbrëma se Barcelona do ta mposht Real Madridin, në ‘El Clasicon’ e parë të sezonit, e cila zhvillohet në fundjavë.

Oktapodi, i emëruar njëjtë si sulmuesi argjentinas i Barçës, e zgjodhi sardinën që gjendej tek emblema e klubit katalunas, në ‘shtëpinë e tij’, në akuariumin i cili gjendet në jug të qytetit Benalmadena.

Reali do të përballet me rivalin Barcelona në shtëpi të shtunën, në stadiumin Santiago Bernabeu. Madrilenët janë në krye të tabelës me 37 pikë, 3 më shumë se Katalunasit, që kanë një ndeshje më shumë.

Kohë më parë, një oktapod tjetër, ai ‘Iker’, e kishte parashikuar fitoren e Real Madridit, ndërsa atë takim e fitonte Barcelona. Mbetet të shihet nëse ‘Messi’ do të jetë i saktë në parashikimin e tij.

Gjatë Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut, oktapodi Paul, i vendosur në qytetin gjerman Oberhausen, ishte bërë më i famshmi në botë, kur kishte parashikuar saktë të gjitha rezultatet e përfaqësueses gjermane, plus finalen, të cilën e fitonte Spanja. Paul kishte ndërruar jetë më 26 tetor të vitit 2010.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›