E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këmbimi i ambasadorëve vitin tjetër

Nga Express më 25 dhjetor 2010 në ora 19:15

Kryeministri në dorëheqje i Malit të Zi, Milo Djukanovic, ka thënë se ky vend ka qëndrim miqësor ndaj të gjithë fqinjëve. Në një intervistë për televizionin IN në Podgoricë, Djukanovic ka thënë se raportet e Malit të Zi me Serbinë “i ngarkon” pavarësia e Malit të Zi dhe vendimi i Podgoricës për njohjen e Kosovës.

“Komunikimi politik me Serbinë zhvillohet në rregull, është ulur në nivel të ministrive”, ka thënë Djukanovic, transmeton REL.

Sipas tij, në skenën politike në Beograd “regjistrohen sinjale”, se në Serbi ende nuk pajtohen me pavarësinë e Malit të Zi. Më tutje, Djukanovic ka thënë se janë dy arsye që Mali i Zi nuk i ka këmbyer ambasadorët me Kosovën - njëra është çështja e përfaqësimit të bashkësisë kombëtare malazeze në Kosovë dhe tjetra është dorëheqja e qeverisë së Kosovës.

Por, ai ka thënë se po krijohen kushte që në vitin 2011, Mali i Zi dhe Kosova t’i këmbejnë ambasadorët.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›