E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kembimi, kredite ne euro lirohen

Te gjithe ata kliente qe kane marre kredine ne euro, por qe rrogat i marrin ne leke do te harxhojne me pak per pagesen e kesteve mujore. Kjo per shkak se, vlera e euros ne kembim me lekun tre muajt e fundit kane rene me tre pike, nderkohe qe sinjalet tregojne per nje ulje te metejshme te valutes se perbashket. Nje person qe ka marre nje kredi 40000 euro dhe qe do ta shlyej per nje periudhe 15 vjecare fiton minimalisht 1000 leke te reja ne muaj vetem nga kursi i kembimit. Tregu i kembimit te valutes rezulton te jete nje thike me dy presa si per kredimarresit ne euro ashtu edhe per klientet, sipas eksperteve te Bankes se Shqiperise. Per shkak se, nje vleresim apo zhvleresim i euros ne raport me monedhen vendase ne kursin e kembimit krijon humbje ose fitime te medha per klientet dhe bankat. Per momentin kursi i kembimit eshte nje favor per kredimarresit pasi me te njejten sasi lekesh mund te blejne me shume euro per shlyerjen e kesteve mujore. Por e kunderta ka ndodhur per ata qe kane marre kredi ne dollare. Vetem dy muajt e fundit dollari eshte forcuar me 10 pike ne kursin e kembimit. Per shkak te ketij ndryshimi kredimarresit e dollarit me te njejten sasi lekesh blejne me pak dollare se, dy muaj me pare. Kreditimi ne valute shihet si nje nga rreziqet me te medha qe u kanosen bankave per moskthimin e kredive. Kursi i kembimit ne kete rast luan nje rol te medh, shpjegojne ekspertet ne Banken e Shqiperise. Per te minimizuar kete rrezik Banka e Shqiperise javen qe shkoi forcoi rregullat ndaj bankave te nivelit te dyte ne lidhje me kredidhenien. Keshtu te gjitha bankat detyrohen qe te ruajne nje rezerve te pervitshme te detyrueshme me qellim per te perballuar cdo efekt shoc qe mund te vije nga moskthimi i kredive. Duke qene se, fenomeni i huave te keqija po vjen gjithe e ne rritje ne sistemin tone bankar per shkak te rritjes me ritme shume te shpejta te dhenies se kredive, Banka e Shqiperise eshte duke e forcuar rregulloren per te rritur rezerven e detyrueshme. Autoriteti qendror bankar ka lajmeruar ne mbledhjet e meparshme te Keshillit te Mbikeqyrjes se, brenda sektorit te kredise shqetesim mbetet fenomeni dhenies se kredise ne valute dhe ndikimeve qe mund te vijne nga kursi i kembimit. BSH-se ka vendosur ne kuadrin rregullativ mbikeqyres disa kerkesa te reja, te cilat synojne ne menyre me te drejtperdrejte zbutjen e rreziqeve qe mban kredidhenia ne valute, vecanerisht ne ato raste kur kredia jepet per huamarres qe nuk gjenerojne te ardhura ne valute. Gjithashtu rritja me ritme te shpejta e kreditimit te ekonomise me mbi 50 per qind ne vit, kerkon me shume vemendje nga bankat per shkak se, me te njejtat ritme rriten edhe klientet qe nuk mund te kthejne kredine. Per te menjanuar situatat "shok" Banka e Shqiperise ka vendosur te forcoje rolin e saj, duke krijuar nje njesi te specializuar, e cila fokusohet ne trajtimin e ceshtjeve te stabilitetit financiar. Keto masa po merren per shkak se, bankat nuk kane marre ne konsiderate nje paralajmerim te bere nga Banka e Shqiperise me pare per rrezikun qe mbart kreditimi, e sidomos ai ne valute. Per te siguruar fitime te larta, bankat ne vendin tone abuzojne me dhenien e kredive si ne drejtim te normave te larta te interesit, ashtu edhe ne drejtim te transparences.

Abuzimi

Bankat e nivelit te dyte ne vendin tone ne menyre te vazhdueshme jane akuzuar per mungese transparence ndaj klienteve nga Banka Qendrore. Per shkak se, ne momentin qe ato marrin kredine nuk sqarohen nga analistet e bankave per favoret dhe disfavoret qe ofrojne valutat. Gjithashtu bankat vazhdojne te reflektojne mungese transparence per normat e interesit dhe perllogaritjen e tyre. Per kete qellim Banka e Shqiperise forcoi javen qe shkoi rregulloren e transparences.

Blerina Hoxha


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›