E Shtunë, 31 Tetor 2026

TVSH, favorizohen importuesit e makinerive

Importuesit e makinerive dhe pajisjeve per qellime investimi do te perfitojne afat me te gjate se 1 vit ne shlyerjen e Tatimit mbi Vleren e Shtuar ne rast se procedurat e investimit zgjasin. Qeveria ka miratuar dje sisa ndryshime ne ligjin per TVSH per disa kategori te vecanta. Aktualisht per makinerite dhe pajisjet e importuara nga personat e tatueshem zbatohet skema e shtyrjes se pageses se TVSH-se deri ne 12 muaj. Per rastet kur cikli i zhvillimit te investimeve dhe fillimit te ofrimit te prodhimit ose te sherbimit eshte me i gjate se 12 muaj, ministri i Financave ka autoritetin ta zgjase afatin e shtyrjes se pageses se TVSH-se, ne varesi te ciklit te zhvillimit te investimit te parashikuar ne marreveshje apo kontrate, thuhet ne vendimin me te fundit te qeverise. Sipas kesaj skeme, TVSH-ja nuk paguhet ne dogane, ne castin e importit. Skema e re e shtyrjes se pageses se TVSH-se percaktohet me vendim te Keshillit te Ministrave. Kriteret dhe procedurat, qe do te ndiqen per shtyrjen e TVSH-se, ne rastin kur zgjatja e ciklit te investimit dhe fillimit te ofrimit te prodhimit ose te sherbimit eshte me e gjate se, 12 muaj percaktohen me udhezim te ministrit te Financave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›