Kembimi valutor leku i forcuar perballe euros

Leku është forcuar vazhdimisht ndaj monedhës europiane kësaj javë (30 prill-6maj) dhe e ka mbyllur javën në kuotën e 140.07 lekë për një euro, nga 140.33 lekë, që ishte hapja e javës, në bazë të kursit zyrtar të këmbimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë. Megjithatë ai vijon të kuotohet në nivele të larta ndaj euros, teksa prej gati dy javësh nuk po zbret nga kuota e 140 lekëve.
Arsyeja kryesore e forcimit të lekut këtë javë lidhet me sjelljen e euros në bursat ndërkombëtare. Monedha e përbashkët ka humbur pikë ndaj dollarit, teksa janë ringjallur sërish shqetësimet për rritjen ekonomike të eurozonës, me indeksin menaxherial për prillin që shënoi ulje dhe rezistencën që po hasin në publik masat fiskale shtrënguese.
Javën tjetër pritet sërish një situatë e paqartë për euron, dhe shumë do të varet nga rezultatet e zgjedhjeve në Francë e Greqi. Monedha vendase ka humbur pikë në ditët e para ndaj dollarit, për t’u forcuar sërish më pas. Java e mbyll me kursin 1 USD= 105.6 lekë.