E Diel, 1 Nëntor 2026

Bankat trefishojne fitimet ne tremujorin e pare

Në tremujorin e parë të këtij viti sistemi bankar në vend ka rezultuar me fitime të larta . Sipas të dhënave të bankës së Shqipërisë fitimi i bankave në vend për periudhën janar-mars 2012 ka arritur në rreth 1,9 miliardë lekë, gati tre herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe sa dyfishi i gjithë fitimit që sistemi realizoi gjatë gjithë vitit 2011. Përmirësimi i rezultatit të sistemit ka ardhur kryesisht si rrjedhojë e uljes së shpenzimeve për provigjione, që janë fondet që bankat krijojnë për mbulimin e kredive të këqja të cilat ishin në nivele minimale, në cerekun e parë të vitit në vetëm 27 milionë lekë nga rreth 4 miliardë lekë që rezultonte ky zë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shpenzimet e larta për provigjione, prej më se dy vitesh kanë ulur fitimet e sistemit, me rritjen e niveli i kredive me probleme që kanë arritur në mbi 18,5% të të totalit të huasë. Të dhënat e BSH treguan se gjatë vitit të kaluar sistemi bankar rezultoi me fitime por në nivele minimale prej 706 milionë lekë, për shkak të shpenzimeve të larta për provigjone dhe humbjes nga veprimet me letrat me vlerë, por ky trend rënës i fitimeve ka ndryshuar drejtim në tremuajt e parë të këtij viti ku institutet kredituese e kanë marrë mirë veten duke shumëfishuar fitimet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›