Prag sezoni shtohen bizneset e hotelerise
Shtohet numri i hoteleve në kryeqytet, duke treguar për një prirje të biznesemenëve për të investuar në sektorin e shërbimeve. Sipas informacioneve nga Shoqata Shqiptare e Turizmit, sektori i akomodimit nuk raporton asnjë mbyllje biznesi në këtë fushë. Megjithatë, ofrimi i standardeve vijon të lërë për të dëshiruara. Kjo pasi, cilësia e shërbimit nuk përputhet me numrin e yjeve që ka një hotel.
Nga 600 njësi akomodimi që numërohen në vend, vetëm 26 prej tyre e kanë numrin e yjeve sipas kritereve. E shumë të tjera janë të paregjistruara. Sipas të dhënave të raportuara nga shoqatat e turizmit, rreth 65 njësi akomodimi të turistëve bëhen në familje. Shqetësuese për turizmin në vend mbetet akomodimi i grupeve të turistëve, pasi hotelet nuk kanë kapacitete për to. Industria e turizmit numëron 60 mijë shtretër, nga të cilët, 23 mijë shtretër në hotele.