E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekt per te bere Hekurudhen Shqiptare konkurrente

Zoti Ramadani ju sapo keni bere riorganizimin e ri. Cfare risi do te sjelle ai ne Hekurudhen Shqiptare

Ky organizim do te siguroje transparence financiare dhe do te garantoje perdorimin ne menyre te pershtatshme te subvencioneve te shtetit. Kjo do te realizohet nepermjet instalimit te nje sistemi te ri financiar per administrimin e biznesit i cili do te zevendesoje te gjitha procedurat aktuale te llogarise kontraktimit caktimit te buxheteve menaxhimit etj. Me strukturen e re te organizimit subvencioni do te kete nje natyre dhe destinacion tjeter.

Ai nuk do te sherbeje me per te mbajtur ne kembe ato sherbime te mallit qe rezultojne me humbje por do te jete i destinuar vetem per financimin e transportit te udhetareve ne formen e Kontrates se Detyrimit te Sherbimit Publik qe hekurudha do te lidhe me shtetin.

Gjithashtu me organizimin e ri edhe investimet do te njohin nje hapje dhe frymemarrje tjeter. Aktualisht me ndihmen e Konsulentit te Asistences Teknike te BE eshte punuar per nje plan 10-vjecar investimesh me qellim kthimin e hekurudhes ne kushte normale pune dhe per ta pergatitur ate per te ardhmen. Ristrukturimi i metejshem i HSH sipas parimeve evropiane perafrimi i ligjeve dhe rregullave te HSH me legjislacionin evropian do ti japin asaj mundesine te shfrytezoje te gjitha Instrumentet Financiare qe BE ofron per vendet nenshkruese te MSA. Gjithashtu ky ristrukturim do ti hape rrugen per hyrjen e lire ne infrastrukturen hekurudhore te operatoreve te rinj te trenave duke mundesuar konkurrencen ne sektorin hekurudhor. Kjo do te behet me etapa duke pergatitur paraprakisht rregulloret dhe legjislacionin e nevojshem ne menyre qe hyrja e lire ne infrastrukture te organizohet sic duhet dhe ne menyre te sigurt.

Perse nuk arrin ti sfidoje hekurudha linjat e autobuseve dhe furgoneve cfare ju pengon sipas jush

Transporti automobilistik me autobus e furgone eshte momentalisht me konkurrues se transporti hekurudhor per arsyet e meposhtme Si rrjedhoje e investimeve te kryera pothuajse ne te gjitha akset rrugore paralel me hekurudhen eshte shkurtuar koha dhe kostoja e udhetimit me mjetet e transportit automobilistik. Nderkohe si pasoje e mungeses se investimeve per nje kohe te gjate infrastruktura hekurudhore eshte amortizuar shpejtesia e levizjes se mjeteve te transportit hekurudhor eshte e kufizuar dhe kohet e udhetimit jane rreth dy here me te medha se me transport automobilistik.-Mjetet e transportit automobilistik jane prodhim i viteve te fundit me nje konfort mjaft te mire dhe shume te pershtatshem per udhetim. Ndersa mjetet e transportit hekurudhor si pasoje e mungeses se fondeve nuk jane rinovuar jane prodhim i shume viteve me pare jane teper te amortizuara dhe nuk jane te rehatshem per udhetaret. - Cmimet e biletave ne transportin automobilistik ne linjat paralele me hekurudhen jane pothuajse te barabarta me cmimet e biletave ne transportin hekurudhor.- Frekuenca e levizjes se mjeteve te transportit automobilistik ne te gjitha linjat eshte e larte duke i ofruar udhetareve mundesi transporti ne cdo kohe. Ndersa frekuenca e levizjes se trenave te udhetareve eshte e kufizuar. Ne linjen Tirane-Durres-Tirane jane 6 orare levizjesh ndersa ne drejtimet Shkoder Vlore e Pogradec 1 orar levizje ne dite. Kjo per arsye te pamundesise ekonomike per te shtuar trenat e udhetareve. Transporti hekurudhor i udhetareve do te arrije te sfidoje transportin e autobuseve dhe furgoneve vetem mbas permiresimit te gjendjes se infrastruktures hekurudhore dhe rinovimit te mjeteve levizese investime keto qe i mungojne prej kohesh hekurudhes.

Cprojekte kane ofruar kompani serioze per te bashkepunuar me Hekurudhen Shqiptare

Nder propozimet me serioze po permendim ate te pales austriake mbi mundesine e financimit te projekteve te ndryshme hekurudhore me vlere deri ne 8 milione euro.

Ne kete kuader te ketij bashkepunimi duke pasur parasysh dhe strategjine per zhvillimin e transportit hekurudhor ne vend per vitet 2010-2013 ne kemi propozuar si projekte prioritare- Pajisjen e Hekurudhave Shqiptare me dy DMU Njesi motorike diezel per permiresimin e cilesise se sherbimit te udhetareve ne linjen Tirane-Durres.-Perfundimin e punimeve rehabilituese ne linjen Tirane-Durres duke vendosur nderrueset hekurudhore ne kete linje.-Pajisjen e HSH me nje makineri per profilimin e linjes hekurudhore. Po aq e rendesishme eshte dhe ndihma e ofruar nga pala hungareze ne kuader te Marreveshjes per bashkepunim financiar ndermjet dy vendeve tona. Nder projektet per sektorin hekurudhor ne kemi propozuar nderhyrjen ne infrastrukture linja ura tunele dhe pajisjen me mjete levizese per sherbimin e udhetareve. Per sa i perket realizimit te projekteve te siperpermendura do te diskutohet me ne detaje me palet perkatese. Eshte mjaft me interes te permendim projektet per rehabilitimin e HSH nga BE nepermjet IPF per te cilat eshte perfunduar faza e fizibilitetit ku perfshihet rehabilitimi i linjes ne trungun kryesor te saj Vore-Rrogozhine dhe Vore-Bajze-Kufi me sinjalistiken perkatese. Kam kenaqesine te permend se tani jemi ne fazen e pergatitjes se projektzbatimit te linjes Durres-Tirane si linje qe lidh dy qendrat me te medha te vendit.

Zoti Ramadani cila eshte e nesermja e Hekurudhes Shqiptare sipas jush

Me zhvillimin e industrise dhe per pasoje te gjithe ekonomise se nje vendi eshte i rendesishem funksionimi i nje rrjeti te sigurt hekurudhor. Mendoj se me zbatimin e politikes se balancuar ne sektorin e transportit duke kryer investimet e nevojshme per riparimin e rrjetit hekurudhor qendror hekurudha do ta kryeje sic duhet kete funksion duke e forcuar ndjeshem situaten e saj konkurruese ne treg. Gjithashtu duke pasur parasysh orientimin e ri te politikes se transporteve te Qeverise dhe te BE-se ne luften kunder ndryshimit te klimes per zhvendosjen e transporteve nga rruga dhe ajri tek hekurudha mendoj se dhe ne vendin tone shume shpejt e ardhmja do ti perkase hekurudhes. Me realizimin e korridorit te 8-te rrjeti hekurudhor shqiptar do te kthehet ne nje rrjet transiti nderkombetar me dy porta nderkombetare. Duke vazhduar me konsekuence reformimin e plote te saj sipas modelit evropian Hekurudha Shqiptare do te shnderrohet ne nje kompani eficiente e menaxhuar mire e afte per tu integruar plotesisht ne rrjetin hekurudhor rajonal dhe ate evropian.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›