E Diel, 1 Nëntor 2026

Kerkoi te kaloje kufirin pa bere procedurat gjobitet Albana Vokshi

MORIN- Gjykata Komunale e Prizrenit ka gjobitur me 200 euro deputeten e PD Albana Vokshi. Policia kufitare ne Vermice e shoqeroi deputeten per ne stacionin e policise ne Prizren pasi kjo e fundit diten e diel tentoi te kalonte pikekalimin kufitar te Vermices pa rradhe. Sipas mediave kosovare referuar burimeve te policise kufitare ne Prizren behet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth ores 1330 te dites se diel kur deputetja Vokshi bashke me bashkejetuesin e saj Arjan Tartari dhe nje zyrtar te larte te Ministrise se Kultures po shkonin per ne Kosove. Te njejtat burime bejne te ditur se shtetesja shqiptare Albana Vokshi nuk eshte identifikuar si deputete. Nisur edhe nga radhet te krijuara ne pikekalimin kufitar Albana Vokshi ka kerkuar lehtesim procedurash duke mos iu bindur urdhrave te policise per te mbajtur radhen duke ashpersuar njeherazi tonet me punonjesit e policise qe sherbejne ne pikekalimin kufitar te Vermices.

Nderkohe qe policia e Prizrenit beri me dije ne menyre zyrtare shoqerimin ne polici te deputetes Albana Vokshi dhe dergimin e ceshtjes ne menyre te pershpejtuar ne Gjykaten Komunale te Prizrenit. Te njejten gje e ka pohuar per mediat edhe zedhenesi i Policise se Kosoves Baki Kelani por pa dhene detaje. Pas gjykimit te pershpejtuar Gjykata Komunale e Prizrenit vendosi nje gjobe me vleren prej 200 eurosh per deputeten Albana Vokshi duke urdheruar lirimin e saj me argumentin se vepra penale e dyshuar nuk paraqet rrezikshmeri.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›