E Shtunë, 31 Tetor 2026

Myslimanet kerkojne xhami Rama u bllokon sheshin

Edhe sot besimtaret myslimane do te vazhdojne te falen ne bulevardin Deshmoret e Kombit. Sheshi para xhamise Ethem Beu ku falen besimtaret myslimane vazhdon te mbetet i bllokuar. Sot kur mijera besimtare festojne festen e Kurban Bajramit nuk do te kene nje vend per tu falur. Shkak per kete eshte bere papergjegjshmeria e kryebashkiakut Edi Rames i cili pas vite pritjeje te besimtareve myslimane vetem dje ka pohuar si nen ze nje xhami pas Pallatit te Kultures. Godina e re e xhamise e parashikuar ne planin e Tiranes do te ndertohet ne qender te kryeqytetitdiku prapa Pallatit te Kultures duke krijuar keshtu edhe vizualisht trekendeshin e harmonise fetare te shqiptareve qe sipas kryebashkiakut eshte nje vlere qe duhet percuar me ide te reja brez pas brezi. Bashke me urimin per festen e Kurban Bajramit kryebashkiaku Edi Rama beri te ditur dje se Bashkia ka gati planin per ndertimin e xhamise se re te kryeqytetit.

Ne nje konference per mediat Rama theksoi se me ndertimin e xhamise se re do te plotesohet vendi i munguar ne kuader te bashkejeteses fetare. Bashkia e Tiranes u uron gjithe qytetareve myslimane Kurban Bajramin. Kemi gati planin e punes per realizimin e Xhamise se re te kryeqytetit. Ky qytet duhet ta ruaje dhe ta promovoje tolerancen si nje shembull qe na takon ta percjellim brez pas brezi - u shpreh Rama. Sipas planit per xhamine e re eshte percaktuar siperfaqja e nevojshme ne qender te Tiranes bazuar ne planin rregullues. Xhamia e re ne Tirane eshte kerkuar prej vitesh nga besimtaret myslimane per shkak te mungeses se ambienteve per te kryer ritet fetare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›