E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sinani shume prane Beses, takohet me ekipin e ardhshem

Sulmuesi Vioresin Sinani, ndodhet shume prane kalimit ne radhet e Beses. Pas "divorcit" me ekipin e Vllaznine, Sinani eshte pare dje ne Kamez, ne ndjekje te miqesores se Beses dhe konfirmohet se ka hyre ne bisedime, duke arritur nje marreveshje paraprake me presidentin e klubit kavajas, Nexhat Bizhdili. Vioresin Sinani pati kontakte edhe me ekipin e Tiranes, per nje rikthim te mundshem ne skuadren bardheblu, por kontaktet e fundit i ka pasur me drejtuesit e Beses dhe pritet qe te veshe fanellen e ekipi kavajas, ne fund te ketij edicioni. Pas kontakteve te para mesohet se ne kampin kavajas pritet zyrtarizimi, ndoshta nga dita e sotme e blerjes se Sinanit, por edhe Shkembit. Goleadori i njohur eshte shkeputur keshtu nga ekipi shkodran, pas pjeses se pare te ketij edicioni. Se bashku me Shkembin ai ka pare miqesoren e djeshme te Beses ne Kamez, ndaj Lacit. Dy perforcimet ne fjale me emra te njohur, para se Besa te nise fazen pergatitore te dimrit, konsiderohet nje tregues i qarte per objektivin kavajas ne fund te sezonit. Besa do te udhetoje pas fazes pergatitore ne Korce, per te luajtur ndaj Skenderbeut ndeshjen e prapambetur dhe ne rast fitoreje do te ngjitet nente pike pas Dinamos kryesuese. Me objektiv per te siguruar titullin kampion, deri ne fund trajneri i Beses Shpetim Duro premton se do te rivalizoje Dinamon, per t'i rrembyer kryesimin.

Miqesorja
Ndeshja miqesore mes Beses dhe Lacit perfundoi ne favor te kavajasve, 2-1. Per ekipin e Beses shenoi ne '45, Alban Dragusha. Ne pjesen e dyte u realizuan edhe dy gola, kur barazoi Laci dhe Okshtuni kaloi disa minuta me vone ekipin e tij serish ne avantazh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›