E Martë, 3 Nëntor 2026

“Kemi hyrë në periudhën e pikut”, Kumbaro: Në 6 muaj 4.5 milionë turistë të huaj

Shqipëria në 6 muajt e parë të këtij viti u vizitua nga 4.5 milionë turistë të huaj, të cilët kanë vizituar plazhet e bukura, parqet kombëtare etj.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro është shpreh se kemi hyrë në periudhën e pikut të flukseve dhe të gjitha strukturat e shtetit që marrin pjesë në mbarëvajtjen e sezonit turistik veror vazhdojnë koordinim, së bashku me operatorët turistikë për prezantimin sa më dinjitoz të ofertës shqiptare.

Ministrja, Mirela Kumbaro ka ndarë në rrjetet sociale shifrat e vizitorëve të huaj në vendin tonë gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2024.

“4.5 milionë vizitorë në 6 muajt e parë të vitit i pritëm në bregdet, në parqet kombëtare e natyrore, monumentet e kulturës dhe ato arkeologjike, muze e agroturizme, nga një hartë e larmishme e shpërndarjes dhe me tregues interesantë si në forcimin e tregjeve të konsoliduar, ashtu edhe në tendencat e reja të prurjeve turistike”, shkruan Kumbaro.

Sa i takon shifrave, rritje të madhe e kanë francezët me 93% më shumë se një vit më parë, për një total prej 74 000 vizitorë. Rrije kanë pësuar dhe holandezët, rumunët, turqit apo kinezët, me 131% më shumë se një vit më parë, duke mbajtur dhe vendin e parë.

Ndërkohë numrin më të lartë të vizitorëve e zënë kosovarët, me 1.7 milionë vizitorë, të ndjekur nga italianët me 486 000 të tillë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›