E Martë, 3 Nëntor 2026

Rruga Korçë – Ersekë, shkurtohet ndjeshëm distanca mes Korçës dhe zonës së Kolonjës

Kolonja vijon të jetë e preferuara e turistëve edhe stinën e verës, pasi me freskinë që e karakterizon, natyrën e bukur dhe ushqimet tradicionale, kjo zonë po vizitohet gjithmonë e më tepër nga vendasit dhe të huajt.

E gjithë rruga që lidh Korçën me Kolonjën të ofron një pamje panoramike dhe çlodhëse.

Gjelbërim pafund dhe male të bukura të shoqërojnë gjatë udhëtimit, ndërsa me rrugën e re tashmë të aksesueshme, distanca nga Korça drejt Ersekës është vetëm 30 minuta.

Rruga e re ka shkurtuar ndjeshëm distancën me të gjitha pikat turistike të Kolonjës dhe vizitorët  mund të shkojnë drejt Llixhave të Sarandoporit, drejt Shelegurit, apo drejt Leskovikut për jo më shumë se 1 orë e 30 minuta, duke shijuar të gjitha magjitë që natyra të ofron në këtë zonë.

Në vitet e fundit, e gjithë zona e Kolonjës ka marrë një hov të madh zhvillimi dhe po preferohet gjithmonë e më shumë sidomos nga turistët e huaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›