E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kemi realizuar trefishin e investimeve te PS, gjate ketyre kater viteve ne qeveri"

LUSHNJE- Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi eshte ndalur ne disa komuna ne zonen e Myzeqese, duke theksuar se qeveria ka investuar gjate ketyre 4 viteve disa here me shume se socialistet. "I gjithe investimi ne 3 vjet i PS-se, ne komunen e Fiersheganit ka qene 20 milione leke te reja. Investimi qe ne kemi bere ne komunen e Fiersheganit, ne tre vite te marre se bashku eshte 360 milione leke te reja", tha Olldashi. Ministri i Transporteve, njeheresh anetar i kryesise dhe kryesues i tere fushates elektorale ne Qarkun e Fierit, nuk ka munguar te rendise te gjitha sukseset e kesaj qeverisje, e cila per afer kater vite, realizoi anetaresimin ne NATO dhe aplikimin ne BE. Nderkohe qe Olldashi, nuk ka munguar te shigjetoje kryesocialistin Rama, qe sipas tij, nuk ka hedhur asnje alternative ne tregun politik ne kete fushate, por vetem ka abuzuar gjithnje me lejet e ndertimit. Duke mos dhene madje, as shpjegime ne komisionin e hetimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›